PSG-së i nevojitet kohë

Klubi i pasur francez, Paris Saint Germain duhet të pres me vite për të realizuar ambiciet e triumfit në Ligën e Kampionëve, sipas presidentit Nasser al-Khelaifi.
Investitorët nga Katari shpenzuan rreth 250 milionë euro prej kur blenë PSG-n në prill 2011 dhe përforcuan skuadrën me yje si sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, mbrojtësi brazilian Thiago Silva dhe sulmuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi. Megjithatë, PSG përfundoi i dyti në sezonin e kaluar në Ligue 1 prapa Montpellierit. Kurse, skuadra ka filluar edicionin e ri me tre barazime.
“Triumfi në Ligën e Kampionëve nuk është i lehtë. Ajo që bëri Chelsea sezonin e kaluar ishte mbresëlënëse por atyre u nevojitën nëntë vite për të fituar. Sigurisht se ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve një ditë por duhet pranuar se nevojitet kohë”, u shpreh ai gjatë një interviste për Reuters.