Hazard i kënaqur në Chelsea

Eden Hazard është duke u kënaqur në Chelsea por ka pranuar se do ta ketë vështirë të vazhdojë ritmin e furishëm nga fillimi i aventurës së tij në Premierligë.
Mesfushori belg është një prej futbollistëve më të dalluar në nismën pozitive të edicionit të ri në Premierligë, edhe pse skuadra londineze humbi 4-1 nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës.
“Gjithqka ka shkuar vërtetë mirë për mua. Jam pritur mirë nga të gjithë. Por, nuk do ta kem lehtë të ruaj këtë ritëm në qdo takim edhe pse kam besim të plotë në aftësitë e mija”, deklaroi Hazard i cili iu bashkua Chelseat nga Lille për 32 milionë funte.