E Diel, 1 Nëntor 2026

Koço Danaj nxjerr në qarkullim “Kryengritje e pambaruar”

Prej disa ditësh ka dalë në qarkullim libri “Kryengritje e pambaruar” me autor Koço Danaj, me tematikë historiko-politike.

Libri i kushtohet në tërësi kryengritjeve të shqiptarëve që nga viti 1911 e deri në vitin 2001, me kryengritjen e shqiptarëve në Maqedoni. Sipas trajtimit që bën autori, kryengritja e shqiptarëve vazhdon të jetë një “Kryengritje e pambaruar” përgjatë një shekulli. ‘Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një ‘Kryengritje e pambaruar’. Pavarësia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të territorit shqiptar. -Lufta e quajtur Nacionalçlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore u realizua vetëm pjesërisht, me nocionin ‘çlirimtare’, por mbeti pa u realizuar nocioni ‘nacionale’. Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë. -Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë që mori hov në fillim-vitin 1998, mbeti e pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kosovës nga Serbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me trungun kombëtar. -Të njëjtin fat pësoi edhe kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni. Ambasadori amerikan Frouik, si një njohës i shkëlqyer i rajonit të Ballkanit dhe humanist i madh, ishte arkitekti kryesor i stabilizimit të situatës politike në Shqipëri në fund të vitit 1998. Frouik u rreshtua përkrah të drejtave të shqiptarëve, të cilët ishin rebeluar ndaj institucioneve qeveritare. Ai hartoi në fillim të muajit maj 2001 atë që u quajt «Plani Frouik». Ky plan më vonë u shndërrua në bërthamën e Marrëveshjes së Ohrit, më 13 gusht 2001. Të gjitha këto pasqyrohen me detaje në “Kryengritje e pambaruar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›