Batutat në qeveri për Edi Ramën
• Pakti i pretenduar prej partive të vogla mes PD-së e PS-së, ka zbritur së fundi edhe në mbledhjet e qeverisë.ADI SHKEMBINdërsa kryeministri Berisha prezantonte strategjinë kombëtare për integrim dhe zhvillim, ai artikuloi si të domosdoshme edhe bashkëpunimin me pushtetin vendor për mjedisin. Sipas kryeministrit, "Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, me organizatat e shoqërisë civile, duhet të ulemi dhe të bëjmë një plan për kryeqytetin, sepse gjendja e mjedisit në kryeqytet është e kundërta e gjendjes në të cilën është vendi në tërësi, edhe pse në Tiranë jetojnë mbi gjysmë milioni qytetarë". Por pas këtyre fjalëve Berisha duket se e kishte menduar mirë që në sytë e aleatëve ky bashkëpunim do të konsiderohej si pjesë e paktit të madh mes dy forcave politike për reformën zgjedhore. Pa lënë asnjë hapësirë për ndonjë reagim të aleatëve, Berisha i është drejtuar i pari kreut të republikanëve, duke i thënë se atij i rri mendja vetëm te reforma elektorale. "Fatmir, unë flas për mjedisin, ty mendja të shkon te reforma elektorale. Tani të lutem shumë...", iu drejtua Berisha. Por i menjëhershëm duket se ka qenë edhe reagimi i ministrit të Mbrojtjes, i cili iu kundërpërgjigj duke i thënë se, "Doktor, uroj të keni krushqinë e pandarë me Ramën". Megjithëse duket se i priste këto fjalë të ministrit të tij, kreu i ekzekutivit ka vazhduar të argumentojë se ai nuk mund të injorojë Tiranën pse kryetari i bashkisë për koincidencë është edhe kryetar i Partisë Socialiste. "Epo unë tani pse ka rastisur kryetari i Partisë Socialiste, kryetar i Bashkisë së Tiranës, nuk mund ta injoroj Tiranën, sepse Tirana është zemra dhe truri. Se e pashë që këtyre sapo fola këta menjëherë po shkëmbenin shikimin", ishte përgjigjja e kryeministrit Berisha. Ndërkohë, nuk ka qëndruar në hije as kreu i demokristianëve, njëherësh edhe ministër i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Megjithëse një ndër kritikët më të ashpër të paktit të dy partive të mëdha, Ndoka është treguar i balancuar teksa duke iu drejtuar kryeministrit për "shqetësimin" e Mediut tha se, "Mos kujtoi se (bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës për mjedisin) do kalojë si paketë me reformën". Dialogu ne qeveriBerisha: Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, me organizatat e shoqërisë civile, duhet të ulemi dhe të bëjmë një plan për kryeqytetin, sepse gjendja e mjedisit në kryeqytet është e kundërta e gjendjes në të cilën është vendi në tërësi, edhe pse në Tiranë jetojnë mbi gjysmë milionë qytetarë. Tirana në këto momente e ka shumë të nevojshme një plan veprimi me detyra të ndara për qeverinë, bashkinë, etj., në mënyrë që të përmirësojmë mjedisin për qytetarët e kryeqytetit.Berisha: Fatmir, unë flas për mjedisin, ty mendja të shkon te reforma elektorale. Tani të lutem shumë....Mediu: Uroj të keni krushqi të pandarë me Ramën.Berisha: Epo, unë tani pse ka rastisur kryetari i Partisë Socialiste kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk mund ta injoroj Tiranën, sepse Tirana është zemra dhe truri. Se e pashë që sapo përmenda mjedisin këta menjëherë po shkëmbenin shikimin. Po po poNdoka: Mos kujtoi se (bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës për mjedisin) do kalojë si paketë me reformën. “Propozimi ynë për zgjedhjet”Kreu i PAA-së, Lufter Xhuveli, ka propozuar dje që Parlamenti i ri të përbëhet nga 140 deputetë, ku 70 të jenë nga maxhoritari dhe 70 nga proporcionali. "Duhet të ketë një pakësim të vendeve në Parlament që merret nga maxhoritari nga 100 në 70, si dhe një rritje të vendeve që merren nga sistemi proporcional, nga 40 në 70. Së dyti, për të eliminuar 'Dushkun e famshëm' është propozuar që të ketë vetëm një fletë votimi dhe fleta për kandidatin të jetë e vlefshme edhe për partinë", tha Xhuveli.PR: PS do të na eliminojëPR-ja akuzoi dje PS-në se me nismën e saj për ndërhyrje në Kushtetutë për çështje që lidhen me sistemin zgjedhor, po kërkon të eliminojë nga jeta politike të gjitha partitë e vogla. "Me këtë propozimin që ka bërë PS-ja, për ndryshimet në sistemin zgjedhor, e shmang fenomenin "Dushk", por ajo me këtë propozim të bërë në konferencën e kryetarëve shmang edhe të gjitha partitë e tjera në Parlamentin shqiptar", u shpreh kreu i grupit të PR-së, Arjan Madhi.