E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koçi: Drafti i PS, si Kushtetuta e vitit 1994

• "Drafti i PS-së është fotokopje e Kushtetutës së vitit 1994".Aristir LumeziDeputeti socialist Petro Koçi, akuzoi kreun socialist Edi Rama se është bërë palë me Sali Berishën për të përqendruar sa më shumë pushtet përmes marrëveshjeve të fshehta. "Ky është një draft i autorizuar nga një grusht njerëzish brenda PS, të cilët nuk mund të zgjidhen nga një sistem tjetër zgjedhor, ndërkohë që drafti në vetvete është fotokopje e projektit për Kushtetutë të vitit '94, që u rrëzua nga shqiptarët me një votim plebishitar. Por ka vetëm një ndryshim, atëherë kërkohej që pushteti t'i jepej vetëm një njeriu, pra vetëm Saliut, tani është propozuar një sistem ku pushteti t'u shkojë dy Salinjve, një të PD-së, një të PS-së", tha Koçi. Deklarata e deputetit socialist vjen menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Berisha për të parë Bashkinë e Tiranës prioritet të qeverisë për çështjet mjedisore, deklaratë që ngjalli reagime edhe nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Duke komentuar nismën e PS-së për ndryshimet në Kushtetutë, Koçi tha se ajo është në kundërshtim me institucionet e PS-së. Sipas tij, drafti i dërguar në Kuvend nga kryetarja e grupit të deputetëve është i pakonsultuar me grupin, por dhe me anëtarësinë e PS-së dhe strukturat vendimmarrëse të saj. "Drafti i dërguar për ndryshimet në Kushtetutë nga kryetarja e grupit parlamentar, është bërë në mënyrë antikushtetuese. Drafti nuk është konsultuar as me deputetët e grupit, nga të cilët pritet të votohet, as nga forumet vendimmarrëse të PS-së dhe as nga anëtarësia e PS, vota e së cilës është fuqizuar shumë nga parimi 'Një anëtar, një votë'", tha Koçi. Koçi i ka bërë thirrje deputetëve socialistë të mos votojnë draftin e paraqitur në këtë mënyrë. "Socialistët nuk mund të votojnë njëlloj si Sali Berisha një draft, i cili përputhet plotësisht me interesat personale të Sali Berishës. Unë mendoj se i gjithë grupi ynë parlamentar duhet ta votojë kundër këtë draft, edhe sepse ky grup është injoruar krejtësisht në procedurën e kalimit të draftit në Konferencën e Kryetarëve, pra direkt nga zyra e Ramës te Konferenca e Kryetarëve. Ky është një precedent që s'ka ndodhur kurrë më parë. Kjo thellon edhe më tej rrumpallën organizative në PS", tha Koçi. Drafti i paraqitur nga PS për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore është kundërshtuar edhe nga partitë opozitare. Kreu i LSI-së e ka konsideruar si një komplot antikushtetues që bëhet nga dy partitë e mëdha në kurriz të votës së partive të vogla. Ndërsa PDS e ka cilësuar atë si një mjet në duart e Berishës për të kaluar "lumin e Bukureshtit".Topalli merr votën e LetonisëKryetarja e Kuvendit, Topalli në vizitën e saj zyrtare në Letoni mori mbështetjen e autoriteteve të larta të këtij shteti për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Letonia, vendi i parë që ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE dhe i pari nga vendet baltike që njohu shtetin e ri të Kosovës, premton se do jetë një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në NATO. Kjo vizitë e saj realizohet me synimin e lobimit për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, shënoi edhe vizitën e parë zyrtare të nivelit të lartë në Letoni, vendi me një rritje ekonomike prej 11 për qind e me influencë të madhe në zonë. "Forcat politike janë në një zë në mbështetje të integrimit të vendit si në BE, ashtu edhe në NATO", u shpreh kryeparlamentarja Topalli.Berisha: Ligj për gazetarinQeveria do të hartojë një ligj për median në vend dhe për pronarët e tyre. "Modeli i Shqipërisë ndaj mediave është unik. Shqipëria është i vetmi vend, në të cilin nuk ka padi civile apo penale nga administrata ndaj gazetarëve. Tani edhe qytetarët nuk i padisin më gazetarët dhe më vjen mirë për këtë, çka do të thotë se ka qenë qeveria një inkurajuese e madhe e padive ndaj gazetarëve. Gazetarët mund të shkruajnë atë që mendojnë, madje të shprehin edhe pakënaqësitë e pronarëve për evazionin e tyre fiskal apo humbjet që pësojnë. Qeveria i respekton mediat pa asnjë dallim. Ndonëse ligji për pronarët e tyre do të bëhet, në mënyrë që të mos mund të diktojnë në politikat editoriale jashtë ndërgjegjes së gazetarit. Koshienca profesionale e gazetarit do të mbrohet me ligj", u shpreh Kryeministri.Beja: Ndryshimet në KushtetutëKomisioni i Reformës Zgjedhore, duket se do t'i mbarojë mandati më 17 mars, duke mos pësuar shtyrjen e katërt të afatit. Një sinjal të tillë e ka dhënë kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatos Beja, i cili ka shprehur nevojën e ndryshimeve në bllok të Kushtetutës dhe jo vetëm për reformën zgjedhore. Sipas tij, nëse mund të miratohen ndryshimet kushtetuese, atëherë mund të realizohen edhe ndryshimet në reformën zgjedhore. "Nuk është aq problem afati, pasi komisioni do të funksionojë aq sa të jetë i nevojshëm. Por, çështja është tek realizimi i objektivave për të cilat ka nevojë vendi. Nëse do të ndryshojmë nenet e Kushtetutës kjo patjetër ka pasoja tek Kodi Elektoral dhe elementë të tjerë të tij, që do t'i shërbejnë një procesi zgjedhor më të mirë", deklaroi BejaGjinushi: Kushtetuta s’ndryshohetKryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, është kundër ndryshimit të Kushtetutës vetëm përmes një propozimi të thjeshtë. Sipas tij, për të realizuar një proces të tillë kërkohet një grup pune me ekspertë. Të korrektohet sistemi proporcional në nivel kombëtar. "Nuk ka vend që të sjellë një paketë ndryshimesh në Kushtetutë pa pasur një komision me ekspertë që punon mbi draftin për të paktën 6-7 muaj", tha Gjinushi. Duke folur për sistemin spanjoll të propozuar nga PS-ja, kreu socialdemokrat tha se ka vend për të korrektuar këtë sistem në Kodin Zgjedhor. Ka vend për negociata duke shfrytëzuar shtegun e lënë hapur nga PS-ja për të dialoguar. "Po të zbatohet i thatë ai sistem, nuk ka prag të deklaruar, por të fshehtë i cili shkon nga 4 deri në 20%. Edhe ky sistem ka nevojë të zbutet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›