“Të vegjlit të bëhen bashkëpunues”
• Sekretarja për marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade, kërkoi nga partitë e vogla bashkëpunim dhe jo bllokim të konsensusit në prag të Samitit të Bukureshtit."Ne i ftojmë ata që të mos sillen si të vegjël, por të sillen si të mëdhenj dhe është momenti që askush nuk mund të ngrejë politikat e veta mbi interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të mbeten peng të asnjë partie. I ftojmë partitë e vogla të marrin përgjegjësitë dhe të sillen si të mëdhenj, të moderojnë gjuhën dhe të bëhen bashkëpunues, pa kompromentuar këtë proces reformash në prag të Samitit të Bukureshtit", tha Dade. Këtë deklaratë, Dade e bëri gjatë një konference për shtyp, ku përshëndeti qëndrimin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, për reformën zgjedhore. Sipas saj, "sistemi zgjedhor, që ne propozojmë, demokratizon zgjedhjet dhe garanton vullnetin e zgjedhësve".