E Shtunë, 31 Tetor 2026

"’Spanjolli’ kantonizon vendin"

• Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, duke komentuar sistemin zgjedhor të propozuar nga PS-ja, tha se ai është i papërshtatshëm për kushtet e Shqipërisë."Mendoj se deklaratat e Presidentit Topi dhe ambasadorit të OSBE-së kanë të bëjnë me një ftesë për palët politike për të bërë një diskutim më të gjerë përsa i përket reformës elektorale, dhe akoma më shumë për të bërë një sistem që është sa më i përshtatshëm për Shqipërinë. "Sistemi spanjoll proporcional rajonal është krejt i papërshtatshëm me vendin tonë, sepse e kantonizon Shqipërinë, pra është një sistem që është me një përmbajtje krejt të hapur kombëtare, përveçse është një sistem që asgjëson votën e atyre që quhen të vogla, duke e devijuar atë në favor të partive të mëdha", tha Xhufi. Këtë deklaratë Xhufi e bëri në një koment për raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›