E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Munich, perfekt në Bundesligë (video)

Bayern Munich ka vazhduar me fitore duke mposhtur në shtëpi Hoffenheimin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesligë.

Gjiganti bavarez ka ruajtur bilancin perfekt këtë stinor në Kampionatin gjerman duke fituar edhe duelin e shtatë me radhë. Më meritori në fitoren e Bayernit ishte mesfushori Franck Ribery i cili shënoi të dy golat në minutat 19 dhe 47.

Kurse, përforcimi i ri Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 26-të në vend të Thomas Mullerit.

Rezultatet:

Bayern M-Hoffenheim 2 - 0

Freiburg-Nurnberg 3 - 0

Greuther Furth-Hamburg 0 - 1

Mainz-Fortuna D 1 - 0

Schalke-Wolfsburg 3 – 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›