E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva e ‘transferoi’ Cazorlan në Arsenal

Mesfushori ofanziv i Arsenalit, Santi Cazorla ka bërë të ditur se ylli i Manchester Cityt, David Silva e bindi atë ti bashkohet gjigantit londinez. Fituesi i Premierligës e këshilloi bashkëlojtarin e tij nga Kombëtarja spanjolle të pranojë ofertën e skuadrës së Arsene Wengerit.

“Kam biseduar me Silvan para se të vij këtu dhe ai më ka thënë se do të kënaqem me gjithçka në Premierligë”, deklaroi Cazorla për The Daily Mirror.

“Ai fitoi titullin ne Manchester Cityn dhe më tha se do të kënaqem me futbollin anglez. Ndihem mirë, dhe jam i lumtur që e kam dëgjuar”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›