E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, kampion për të 22-tën herë në Gjermani

Autori i Lajmit: Redaksia

Thomas Muller ka shënuar hat-trick për të ndihmuar Bayern Munich të mposhtë Bochumin në Allianz Arena me rezultatin 3-1 dhe të sigurojë titullin e Bundesligës, pasi Schalke dështoi përballë Werder Bremenit. Muller shënoi dy gola të shpejtë në pjesë të parë (18 dhe 20), ndërsa edhe një të tretë në pjesën e dytë (69), para se miqtë të ngushtonin rezultatin në 3-1 me anë të Fuchs pesë minuta para fundi të ndeshjes. Rivali i vetëm për titull, Schalke, është mposhtur në fushën e vet nga Werder Bremeni me rezultatin 2-0 me golat e Mehmet Ozil dhe Hugo Almeida. Disfata e mban Schalken tre pikë prapa Bayernit me edhe një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit. Bayern është edhe në një garë tjetër të rëndësishme, Ligën e Kampionëve, ku në finale do të takohet me Interin.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›