Bizhdili shkarkon Duron: “Trukoi ndeshjen me Tiranën”
Autori i Lajmit: Redaksia
Edhe pse Besa është finaliste e Kupës së Shqipërisë dhe mban vendin e dytë në Kategorinë Superiore kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i sezonit, presidenti Nexhat Bizhdili shkarkoi trajnerin Shpëtim Duro pas barazimit 1-1 me Tiranën në Kavajë (java 31). Bizhdili tha se e kishte shkarkuar trajnerin e verdhezinjëve se kishte trukuar ndeshjen me Tiranën: “E shkarkova trajnerin. Unë prisja fitoren në tribunë, ndërsa trajneri im bënte pazar poshtë në dhomat e zhveshjes me Tiranën. Ja kanë bërë edhe Monit (Edmond Hasanbelliut, presidentit të Teutës), kur Starova ishte trajner i durrsakëve dhe Duro i Partizanit”. Shpëtim Duro rezistoi 31 javë në krye të Besës, duke koleksionuar 14 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje (golavarazhi 33-25). Besa ndodhet në vendin e dytë me 50 pikë, 8 më pak se Dinamo (kampione) dhe me dy pikë më shumë se Laçi e Tirana (të dyja me nga 48 pikë). Besa do të luajë, më 9 maj finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë. Një fakt është interesant, në sezonin 2006-2007, kur dhe Besa fitoi për herë të parë e të vetme Kupën e Shqipërisë (ndaj Teutës, 3-2), presidenti Bizhdili shkarkoi pas përfundimit të javës së 32-të pak ditë para finales ish-trajnerin Vasil Bici. Drejtori aktual i Sporteve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve zëvendësoi Përparim Daiun (20 nëntor 2006), por u shkarkua, më 12 maj të vitit 2007 pas humbjes 1-2 me Luftëtarin në Kavajë, vetëm katër ditë nga zhvillimi i finales me Teutën (16 maj 2007). Shpëtim Duro është i trajneri i 15-të që largohet nga drejtimi i një skuadre, ndërkohë që pasardhësi i tij te Besa do të numërojë lëvizjen e 24-t në stolat e Superligës. Janë vetëm tre ekipe nga 12 skuadra që ka Superliga që nuk i kanë ndryshuar trajnerët: Dinamo (Shkëlqim Muça), Laçi (Stavri Nica) dhe Kastrioti (Ramadan Ndreu). Rekordin për nga numri i lëvizjeve në bankinë e mban Tirana me 5 të tilla (Ilija Lonçareviç, Alban Tafaj, Nevil Dede, Devi Muka dhe Sulejman Starova), Shkumbini 3 (Gugash Magani, Kristaq Mile dhe Përparim Daiu), Skënderbeu 3 (Gerti Haxhiu, Andrea Marko, Mirel Josa), Vllaznia 3 (Hasan Lika, Roland Luçi, Edi Martini), Apolonia 2 (Esad Karishik, Hasan Lika), Flamurtari 2(Eqerem Memushi, Gugash Magani), Gramozi 2 (Ilir Qirjako, Agim Canaj), Teuta 2 (Mirel Josa, Ylli Shehu) dhe tani Besa 2 (Shpëtim Duro dhe trajneri i ri që do të drejtojë kavajasit në dy ndeshjet e fundit në Superligë dhe finalen e Kupës). Janë tre trajnerët që pasi janë shkarkuar kanë mundur të rigjejnë një ekip tjetër brenda këtij sezoni: Gugash Magani (Shkumbini, Flamurtari), Hasan Lika (Vllaznia, Apolonia), Mirel Josa (Teuta, Skënderbeu).
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Tirana (5 trajnerë): Ilija Lonçareviç (nga java 1-6); Alban Tafaj (nga java e 7-18): Nevil Dede (nga java 19), Devi Muka (nga java 20-25), Sulejman Starova (nga java 26)
Shkumbini (3): Gugash Magani (nga java 1-2); Kristaq Mile (nga java 3-15). Përparim Daiu (nga java 16)
Skënderbeu (3): Gerti Haxhiu (nga java 1-17); Andrea Marko (nga java 18-19); Mirel Josa (nga java 21)
Vllaznia (3): Hasan Lika (nga java 1-5); Roland Luçi (nga java e 6-të); Edi Martini (nga java 18)
Apolonia (2): Esad Karishik (nga java 1-10); Hasan Lika nga java e 11-të.
Flamurtari (2): Eqerem Memushi (nga java 1-4); Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi (2): Ilir Qirjako (nga java 1-5); Agim Canaj (nga java e 6-të).
Teuta (2): Mirel Josa (nga java 1-19) Ylli Shehu (nga java 20)
Besa: (2): Shpëtim Duro (nga java 1-31). Trajneri i ri...
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010