Cleverley vazhdon në Man Utd

Mesfushori i Manchester Unitedit, Tom Cleverley ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Old Trafford deri në vitin 2015 ka njoftuar kampioni i Premierligës.
Cleverley, talenti i radhës që ka depërtuar nga skuadra e të rinjve të Manchester Unitedit, ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon duke fituar kontratë të re.
22 vjeçari ka qenë titullar në secilën ndeshje të Premierligës para se të pësojë një lëndim në fitoren ndaj Boltonit muajin e kaluar.
Ai ishte ftuar në Kombëtaren e Anglisë për miqësoren me Holandën në gusht para se takimi të anulohet për shkak të trazirave në Londër.