E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern kikson në Bjellorusi

Bayern Munich ka rrëshqitur keq në Bjellorusi. Ekipi i Xherdan Shaqirit është mposhtur nga BATE Borisovi me rezultat bindës, 3:1. Por, befasi të tilla nuk lejuan t’u ndodhin Barcelona e Manchester United, që fituan ndaj Benficac, respektivisht Cluj. Ndërsa, Juventusi e Shakhtari vazhduan pa humbje, pasi përballja mes tyre përfundoi baras, 1:1.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich të martën mbrëma është befasuar në Bjellorusi, ku është mposhtur me rezultat bindës 3:1 nga BATE Borisov – në Grupin F, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në Bjellorusi Bavarezët nuk shkëlqyen siç po bëjnë në Bundesligë. Një gjë të tillë ekipit të Xherdan Shaqirit ia mohoi BATE, e cila e tundi tri herë rrjetën e portës së gjermanëve.

Pavlov, Rodionov dhe Bressan, me golat që i shënuan në minutat 23, 78 dhe 90, ia dolën ta gjunjëzojnë gjigantin evropian, i cili golin e vetëm e shënoi në minutën e 90-të nëpërmjet Riberys, kur e morri një top nga mesfushori kosovar. Shaqiri në këtë lojë është inkuadruar në minutën e 58-të si zëvendësues i Martinezit.

Kurse, Valencia e ka shfrytëzuar përparësinë e terrenit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 ekipin francez, Lille.

Kurse, Juventusi e Shakhtari vazhdojnë të mos dinë për humbje. Përballja mes tyre në Grupin E ka përfunduar baras, 1:1. Golin për ukrainasit e ka realizuar Teixeira në minutën e 23-të, por italianët i kanë barazuar shifrat në 1:1 dy minuta më vonë me anë të Bonuccit. Kështu, Juventusi e kaloi edhe ndeshjen e 46-të pa pësuar humbje, derisa për Shakhtarin kjo ishte sfida e 26-të që nuk pëson. Fitore të lehtë ka shënuar Chelsea si mysafir i Nordsjaelland me rezultat 0:4.

Në Grupin G, Barcelona pa problem e ka mposhtur Benfican me rezultat 0:2, derisa edhe Celtic ka fituar në Rusi ndaj Spartakut të Moskës me rezultat 2:3.

Kurse, Manchester United ka marr kryesimin në Grupin H, pasi e ka mposhtur Cluj me rezultat 1:2. Ndërsa, Galatasaray është mposhtur midis Turqisë nga Braga me rezultat 0:2

Grupi E

Nordsjaelland – Chelsea 0:4

Juventus – Shakhtar 1:1

Tabela

1. Chelsea 2 4

2. Shakhtar 2 4

3. Juventus 2 2

4. Nordsjaelland 2 0

Grupi F

BATE - Bayern M 3:1

Valencia – Lille 2:0

Tabela

1. BATE Borisov 2 6

2. Valencia 2 3

3. Bayern Munich 2 3

4. Lille 2 0

Grupi G

Spartak – Celtic 2:3

Benfica – Barcelona 0:2

Tabela

1. Barcelona 2 6

2. Celtik 2 4

3. Benfica 2 1

4. Spartak Moscow 2 0

Grupi H

Cluj - Man Utd 1:2

Galatasaray - Braga 0:2

Tabela

1. Man United 2 6

2. CFR Cluj 2 3

3. Braga 2 3

4. Galatasaray 2 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›