E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele këshillon Neymarin të forcohet

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 17:15

Legjenda braziliane Pele ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, talentin e ri Neymar por ka theksuar se 19 vjeçari duhet të forcohet nga aspekti fizik nëse dëshiron të luan në Evropë.

Sulmuesi i Santosit është sensacion global dhe së fundmi spekulohet se është objektiv i gjigantëve nga La Liga, Barcelona dhe Real Madrid.

Pele beson se për të luajtur në Evropë, Neymar duhet të forcohet fizikisht.

“Kam biseduar me babanë e Neymarit dhe brenga ime kryesore është gjendja e tij fizike. Ai duhet të forcohet nëse dëshiron të luan në Evropë” tha Pele për Revista Alfa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›