Baza socialiste rrit presionin në drejtim të kryesocialistit
Lëvizjet e Edi Ramës për të eliminuar zërat ndryshe, të turpshme dhe të rrezikshme
Anëtarë të Partisë Socialiste në Qarkun e Lushnjes i kërkoi lidershipit të selisë rozë që të respektojë statutin e partisë, duke u larguar, në këtë mënyrë pas humbjes të zgjedhjeve. Ata thonë se pas deklaratave që dha Gogu u vu në shënjestër të një pakice të asamblesë së Lushnjes, por për anëtarësinë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, kjo lëvizje për të eliminuar zëra të ndryshme ishte e turpshme dhe e rrezikshme. Anëtarë të Partisë Socialiste në Qarkun e Lushnjes shprehen se “ në statutin e Partisë Socialiste, thuhet shprehimisht që po humbe zgjedhjet do të japësh dorëheqjen, kështu që duhet të zbatohet statuti. Pra mendoj kryetari i Partisë së Socialiste në Lushnje, në deklaratën e tij ka treguar se ka vlera. Ai dha një mendim të tij, dhe për këtë nuk duhet të dënojmë njerëz, duke shprehur një realitet, se fajin që i humbëm zgjedhjet e ka z.Rama, ai ka shumë të drejtë, Leonard Gogu është shumë korrekt në fjalën e tij”, deklaron njëri prej anëtarëve të Partisë Socialiste të Lushnjes. “Leonard Gogu në intervistën që ka bërë, është treguar shumë korrekt, zbatoi statutin, sepse kjo është e drejta e çdo anëtari, deklarata për rrëzimin e Ramës ishin të njëjta me ato të Shkodrës, kjo tregon së është një distancë që e kanë të gjithë në pikëpamjet e veta”, reagon një tjetër.
...