E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Sulmet, formë e pastër presioni mbi institucionet kushtetuese, për të ndryshuar me dhunë rezultatin e zgjedhjeve

Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi me anë të një deklarate për mediat ka dënuar ashpër sulmet e paprincipta të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi Kolegjin Zgjedhor. Numri dy i demokratëve i ka konsideruar sulmet ndaj kolegjit zgjedhor, formë të pastër presioni mbi institucionet e pavarura të shtetit për të ndryshuar me dhunë rezultatin e zgjedhjeve. 

Në deklaratën e tij, Patozi i cilëson këto sulme dhe presione, të cilat kanë për shënjestër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të cilin vetë partia e Ramës ka votuar me konsensus të plotë në parlament, pa asgjë të përbashkët me konceptin evropian dhe perëndimor të respektimit të shtetit ligjor. 

“Partia Demokratike informon publikun dhe çdo qytetar të interesuar shqiptar se do ta priste me kënaqësi çdo vendim për rinumërim të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, pasi ka bindjen absolute se një gjë e tillë veçse mund t’i shtonte vota rezultatit të saj fitues në zgjedhjet e 28 qershorit. Por nga ana tjetër, ajo është e vendosur të respektojë ligjin dhe çdo vendim të bazuar në Kodin Elektoral, si dhe sovranitetin e pacenueshëm të Kolegjit Zgjedhor dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh Patozi. 

Në emër të Partisë Demokratike Patozi ftoi Ramën dhe Partinë Socialiste që të heqin dorë nga sulmet dhe presioni mbi sistemin e administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, duke pranuar me qetësi dhe mënyrë të qytetëruar vendimet e tyre të bazuara në ligjet e vendit. Për nënkryetarin e PD-së çdo përpjekje për të akuzuar dhe sulmuar gjithkënd, pas rezultatit të qartë të këtyre zgjedhjeve, nuk është gjë tjetër veçse një tentativë e dëshpëruar e Ramës për të shmangur dhe fshehur përgjegjësinë e humbjes

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›