E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Partisë Konservatore për Qarkun e Durrësit

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë rrëzoi dje ankimimin e Partisë Konservatore që kërkonte pavlefshmërinë e vendimit të KQZ-së të datës 11 korrik 2009 për tabelën e rezultateve të Qarkut Durrës në zgjedhjet e 28 qershorit. Pas dëgjimit të palëve, trupa gjyqësore e përbërë nga pesë anëtarë, ku relator i kësaj çështje ishte gjyqtari Petraq Dhimitri, u tërhoq për të marrë vendim. 

Sipas vendimit, kërkesa e Partisë Konservatore ishte e pabazuar në ligj dhe në të tilla kushte ajo rrëzohet. 

Partia Konservatore nuk arriti të fitonte asnjë deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkohës, sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë. Tetë anëtarët e kësaj trupe gjyqësore e ushtrojnë detyrën e tyre deri në përfundim të legjislaturës së ardhshme.

Rrëzohet edhe ankimi i PD dhe PDI-së për Fierin

Kolegji Zgjedhor kundërshtonin vendimin e KQZ-së lidhur me tabelat e rezultateve të disa KZAZ-ve në Qarkun e Fierit, duke rrëzuar dje ankimimet e Partisë Demokratike dhe të Partisë për Drejtësi dhe Integrim. Trupa gjyqësore e drejtuar nga relatorja e çështjes gjyqtarja Entela Prifti, komunikoi rrëzimin e ankesave të dy subjekteve zgjedhorë, duke i cilësuar ato “të pambështetura në prova dhe ligj” dhe duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit Zgjedhor të miratuar më datë 13 korrik. 

Në ankesën e saj PD kërkonte rinumërim dhe rivlerësim të votave në qendrat e votimit nr. 3185, nr. 3188 dhe nr. 3006 të KZAZ-së nr. 20, ndërsa PDI kërkonte shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në qendrat e votimit nr. 3119, nr. 3120 dhe nr. 3121 në Qarkun Fier. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›