Sherifi: Rama me kurajë politike të pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen
Elmaz Sherifi, Anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së akuzon kreun për persekutim ndaj atyre që thonë të vërtetën
Elmaz Sherifi Anëtari i Asamblesë Kombëtare i Partisë Socialiste është një tjetër zë, që ka shfaqur gjithashtu pakënaqësinë mënyrën se si po e trajton rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit lidershipi i selisë rozë.
Akuzat më të forta Sherifi i drejton te kreu Edi Rama, duke e ngarkuar atë me përgjegjësi kryesore në humbjet e zgjedhjeve.
“Nuk po e kuptoj këtë absurditet që e kam parë te deklaratat e Kryetarit të Partisë Socialiste që ka befasuar këdo nga zgjedhjet e 28 qershorit, Partia socialiste doli më e fortë se kurrë! Lidershipi humbjen e koncepton si fitore! Fakti që nuk ndodhi ajo që mendonte Edi Rama duhet të ketë kurajë në politikë që zakonisht e kanë politikanët, që do të thotë se duhet pranuar humbja, por që Rama e ka të vështirë ta pranojë këtë realitet”, shprehet anëtari i asamblesë kombëtare.
Sherifi e sheh gjithashtu me shqetësim të madh, mënyrën se si po trajtohen zërat kundërshtarët e Rama.
“Me keqardhje duhet të them se ka filluar një konflikt i ri në Partinë Socialiste, nuk e shikoj të arsyeshme se duhet një ndërhyrje më të papranueshme jo legjitime nga komponentët dhe po persekutojnë të gjithë ato që kanë kurajën që thonë një të vërtetë. E vërteta është zgjedhja e duhur”, deklaroi anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-ës.
Për Sherifin largimi i Rama nga kreu i partisë socialiste është mundësia më e mirë për të mos përgatitur disfatën e radhës elektorale të selisë rozë.
Po kështu anëtari i Asamblesë Kombëtare shton dhe nevojën për mos rikandidim të Ramës në këtë koalicion për shkak të dështimit të filozofisë që rezultoi në humbjen e 28 qershorit.
Elmaz Sherifi shprehte se ka shumë zëra kundërshtarë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës si përgjegjës për rezultatet e zgjedhjeve e përgjithshme parlamentare anëtarët të kryesisë të asamblesë kombëtare, por edhe drejtues lokal të Partisë Socialiste kanë bërë apel që Rama të respektojë statusin e partisë, dhe të paranojë në mënyrë demokratike humbjen e zgjedhjeve
...