“Baze”, e megjithatë, është çështje e lirisë së shtypit
HENRI ÇILI
Do të mbrosh Mero Bazen!!!” - më thanë dje me shumë habi kolegë e miq lidhur me këtë qëndrim mbi konfliktin e gazetës “Tema”, drejtorit të saj Mero Baze me kryeministrin. Mendoj se në një dilemë të tillë kanë qenë dhe janë shumë kolegë të medias shqiptare lidhur me këtë konflikt që po vazhdon prej javësh, ku jo çdokush e ka bërë zgjedhjen për t’u rreshtuar në krahun e lirisë së shtypit dhe kundër qeverisë. Shumë po heshtin, ndonjë po e sheh këtë rast pse jo me gëzim për të larë një “hesap” të vjetër nga e kaluara. Gjithçka të vendos në pozitë të vështirë: duke filluar nga personazhi i konfliktit, subjekti i konfliktit dhe e kaluara.
Fillimisht, Mero Baze dhe gazetaria që ai ka bërë përfaqësojnë një rast dilematik në trashëgiminë e medias shqiptare të tranzicionit, edhe pse një model që duhet lënë pas. I mprehtë për nga logjika e pena, brutal për nga etika, kauza të larta të mbrojtura me vetëmohim, kauza të ulëta të ekzekutuara me malinjitet nga ky i fundit, një guxim për të prekur nerva të sëmura të shoqërisë bashkë me një guxim për të prekur përtej çdo limiti dinjitetin dhe personalitetit të shumëkujt. Të gjithë, në një moment të caktuar e kanë patur nga Baze dhe gazetaria e tij, një incident, një çështje, një replikë, një sherr, një ofendim, një rënie në qafë pa hak. Të gjitha këto qëndrojnë së bashku, e megjithatë është pak, shumë pak, për nivelin aktual të jetës publike shqiptare, ta trajtosh çështjen e konfliktit të fundit të kryeministrit Berisha në frymën: “mirë t’i bëhet”. Një çështje e tillë ka nevojë të ç’personalizohet për të trajtuar qartësisht si një çështje e lirisë së shtypit.
Së dyti subjekti i konfliktit, nga pikëpamja ekonomike nuk është se ka ndonjë bazë të qëndrueshme, edhe pse Baze ka të drejtë të gëzojë çdo të drejtë që i takon nga kontratat që ka nënshkruar me qeverinë. Shumë biznese do të donin të kishin një kontratë me çmime të favorshme e afatgjatë nga mjediset publike, por çështja ka një specifikë. Duke qenë media, ndjeshmëria ndaj një të tillë prishje kontrate është krejt tjetër. Kërcënimi ndaj aspektit ekonomik i medias është një presion i hapur dhe i drejtpërdrejtë lidhur me lirinë e shtypit. Kjo është forma moderne dhe me korrente e kërcënimit që qeveritë sot i bëjnë lirisë së shtypit, në kohën kur është kapërcyer faza e presionit direkt mbi lirinë e shtypit. Në këtë kuptim ngushtimi i subjektit formal të konfliktit në një çështje thjesht kontratash, sigurie kombëtare etj., është i trashë, i lehtë për t’u lexuar dhe i lehtë për t’u goditur si presion ndaj lirisë së shtypit. Aq më tepër së ky rast është tipik selektiv, kur dihet se shumë e shumë media të tjera, me politika editoriale të tjera, i gëzojnë këto kontrata identike me “Tema”, të qeta dhe të patrazuara. Nëse qeveria do të kishte vendosur një raport jo – selektiv, do të kishte zbatuar një kut një mase me të gjitha mediat shqiptare që janë në një status të tillë lidhur me ambientet në përdorim, atëherë gjithçka do të interpretohej ndryshe.
Së treti historia e marrëdhënieve mes Sali Berisha dhe Mero Baze, miqësia e tyre e gjatë dhe armiqësia e ashpër tani, nuk janë arsye e mjaftueshme për ta kualifikuar këtë konflikt si çështje mes këtyre individësh. Për shoqërinë shqiptare është krejt pa rëndësi nëse qytetarët Sali Berisha dhe Mero Baze, janë adhnuar, mërzitur, sharë apo ofenduar tani, pasi kanë qenë miq e bashkëpunëtorë dje. Për shoqërinë shqiptare e rëndësishme është cilado gazetë, cilido gazetar të vendosë lirshëm për linjën editoriale të gazetës së tij, pa patur frikë se nga kjo do t’i ndodhin pasoja për pronën, makinën, kontratat, familjen e tij, duke mbajtur gjithaq mbi shpinë pasojat e shkeljes së etikës në profesionin e gazetari. Ashtu sikurse për kryeministrin e vendit ka për detyrë të respektojë kontratat që bën shteti i vet dhe të jetë i paanshëm në lojën e tregut të lirë të medias. Çdo shmangie nga kjo është një cenim i lirisë së shtypit, pavarësisht nga shkaqet, personat, rrethanat.
Në këtë kuptim, çështja Baze, është megjithatë një çështje e lirisë së shtypit. Çdo ngatërrim nëpër dilemat dhe dritëhijet që ajo ka është një cedim që ne i bëjmë lirive në një shoqëri demokratike, lirisë së të gjithëve, lirive tona.