Becaj: Ka gjyqtarë të korruptuar mes nesh
Rruga drejt një pushteti gjyqësor të pavarur, profesional dhe me integritet të lartë moral, është ende e gjatë dhe e vështirë. Deklarata është lëshuar nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, e cila ka folur dje para kolegjeve të bashkuara, ku merrte pjesë edhe gjyqtari amerikan, Paul Magnuson, duke shtuar se reforma në sistemin gjyqësor duhet të vazhdojë për të hequr nga radhët e saj individët e korruptuar. "Duhet të ndryshojmë dhe reformojmë disa mekanizma funksionalë të gjyqësorit", u shpreh Becaj, ndërsa pohoi se ritmi i reformës gjyqësore duhet të përshpejtohet e fokusohet në drejtim të ngritjes së një pushteti gjyqësor të përgjegjshëm, të pavarur, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika, pushtetet e tjera dhe njerëzit e veshur me pushtet politik e shtetëror.
Korrupsioni në gjyqësor
Kryegjyqtarja e Shqipërisë, Shpresa Becaj, do të pohonte se duhet të rritet transparenca në gjykim, ndërsa u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë që të jenë sa më profesionalë në vendimmarrjen e tyre. Deklarata e Becajt vjen disa ditë pasi Gjykata e Lartë pushoi çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar nga prokuroria si një nga 30 personat përgjegjës për shpërthimin e një depoje municioni në Gërdec, në muajin mars 2008. Megjithëse nuk përmendi asnjë dosje të veçantë, pasi vendimmarrja e çdo anëtari të gjykatës supreme është personale, Becaj pohoi se Gjykata e Lartë udhëhiqet vetëm nga Kushtetuta, si për të mbrojtur vendimmarrjen e disa ditëve më parë. Ajo pranoi se gjykata që drejton duhet të luftohet që të ulet perceptimi i publikut për praninë e korrupsionit në gjyqësor. "Unë i qëndroj thënies se ka individë të korruptuar, por jo sistem gjyqësor në tërësi të korruptuar", tha Becaj, duke pohuar se qëllimi i saj është dhënia e drejtësisë dhe konsolidimi si një gjykatë e denjë e një vendi që synon të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane.
Bashkëpunim me SHBA-në
Në fjalën e saj Becaj falënderoi për vizitën gjyqtarin amerikan Magnuson, duke vlerësuar përvojën e organizimit të sistemit gjyqësor amerikan, demokracinë amerikane dhe standardet e larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në atë vend. "Përfitoj nga rasti t‘ju falënderoj për ndihmën dhe asistencën e dhënë në përsosjen e legjislacionit shqiptar dhe për transformimin e Gjykatës së Lartë në një gjykatë moderne të përshtatshme për një sistem demokratik e shtet ligjor", tha Becaj, ndërsa shtoi se Gjykata e Lartë e Shqipërisë e sheh me përgjegjësi të lartë qenien e saj në krye të sistemit gjyqësor shqiptar. Ajo pohoi se reformimi i mëtejshëm i sistemit gjyqësor shqiptar, arritja e standardeve bashkëkohore dhe fitimi i besimit të publikut te drejtësia është sfida më e madhe që ne kemi përpara. "Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë që unë drejtoj është e gatshme dhe e vendosur të kontribuojë sa më shumë për të realizuar këto objektiva", përfundoi Becaj.