Ina Rama çon "Pangon" në Prokurorinë e Tiranës
Prokuroria e Përgjithshme transferon dosjen ndaj ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, në Prokurorinë e Tiranës. Pas shpërbërjes së Parlamentit të kaluar, Pango nuk gëzon asnjë imunitet dhe në bazë të legjislacionit, personat e tillë duhet të hetohen nga prokuroritë e rretheve. Transferimi mban edhe firmën e Kryeprokurores Ina Rama, ndërsa mësohet se hetimet kanë ngecur në verifikimin e kasetës së regjistrimeve ku Pango mundohej të rekrutonte në shtëpi një vajzë që kishte shkuar për të kërkuar punë. Burimet zyrtare nga akuza qendrore thanë se dosja ishte në fazën e verifikimeve të autenticitetit të kasetave me përgjime. Duket se dosja "Pango" u la në harresë nga Prokuroria e Përgjithshme, me të vetmin qëllim mbarimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Pas përfundimit të zgjedhjeve, akuza qendrore priti që imuniteti ndaj Pangos të rrëzohej dhe shpalli ditën e fundit moskompetencën dhe dosjen e depozitoi në Prokurorinë e Tiranës. Pango nuk ishte përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë dhe pas datës 28 qershor prokuroria e ka më të lehtë një hetim ndaj personit të tij, pasi nuk gëzon imunitet. Prokurorja Anila Leka i ka bërë mirë llogaritë dhe hoqi nga sirtarët e saj dosjen që u denoncua publikisht nga televizioni "Top Channel", ku dukej qartë se një funksionar i lartë i shtetit, duke shfrytëzuar detyrën, rekrutonte në shtëpinë e tij vajza që kërkonin punë.
Mësohet se hetuesit e çështjes vetëm kanë transkriptuar kasetat e regjistrimit të bisedës së Pangos me vajzat që kërkonin punë në ministrinë e tij. Fillimisht mësohet se akuza do të thërrasë vajzat që kanë "denoncuar" publikisht skandalin dhe kanë qenë në dijeni të bisedës së kryer nga Pango. Duke ditur se një përgjim pa lejen e gjykatës nuk mund të përdoret si provë, hetuesit po veprojnë me marrjen e dokumenteve dhe dëshmive nga Ministria e Kulturës që akuzojnë Pangon për veprimet seksuale. Krahas veprimeve seksuale të ministrit, organi i prokurorisë ka dyshime se ish-ministri Ylli Pango, duke shpërdoruar detyrën, ka influencuar që disa ministri të jepnin para për aktivitetin privat të tij. Regjistrimet e "Fiks Fare", ku ministri fliste me gazetaren për institutin dhe donacionet e ndryshme që merrte, kanë shërbyer për organin e akuzës si indicie për të filluar një investigim të thellë. Nga bisedat e regjistruara duket se Pango ishte drejtuesi i kësaj OJF-je, që sipas prokurorisë është gjykuar shkelje e ligjit për "Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike", të miratuar në prill të 2005-ës nga Kuvendi. Gjatë bisedës me vajzën, së cilës për vendin e punës ish-ministri Pango i kërkonte favore intime, është vënë re se deputeti me siglën e mbesës së tij ka pohuar që ka përfituar projekte të ndryshme. Hetuesit dyshojnë se, duke shfrytëzuar postin e ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Pango të ketë përfituar nga ministritë në vend dhe nga BE-ja, fonde të larta për projektet që organizata e tij i ka përgatitur. Fondet, sipas prokurorisë, dyshohet se janë siguruar falë ndërhyrjeve që vetë ish-ministri Pango ka pasur te këto institucione shtetërore apo të huaja, për vjeljen e donacioneve të ndryshme nga projektet që përgatiste instituti i tij.