Fatkeqësisht, Paris Hilton këndon përsëri
Para katër vitesh Paris Hilton (30) publikoi albumin e saj të parë “Paris”, i cili nuk qëndroi gjatë nëpër top-lista, por i bëri të qeshnin me lot kritikët dhe publikun.
Biondina e njohur dëshmoi se s’mund të mburrej edhe aq me këndim, e as të shkruaj tekste me të cilat lavdërohej paraprakisht, megjithëse ajo edhe më tej dëshmon se di të shtrihet mirë me lloj-lloj djelmoshash nëpër plazhet që janë pjesë e video-klipeve.
"Albumi i dytë do të duhej të vazhdonte rrugën e të parit, pra, që të jetë një pop-muzikë e vërtetë, por unë vendosa që të shkoj drejt dance dhe house-muzikës. Kam studion time në shtëpi, andaj kurdo të kam kohë shkruaj dhe incizojë ndonjë send të ri”, u lavdërua Hilton, derisa shtoi se do të ishte nder i madh për të nëse do të bashkëpunonte me David Guetta.
Ndryshe, albumi i dytë i Hilton del në fund të vitit, e deri atëherë ajo do të promovojë edhe reality-show’n e saj të ri “Bota sipas Paris Hilton”, në të cilin do t’i publikojë përpjetat dhe tatëpjetat në jetën e saj – në mesin e të cilave edhe qëndrimin e saj në burg.