Beckenbauer kritikon treshen e Bayern

Presidenti i Bayer Munich, Franz Beckenbauer, nisi një sulm kundër tre yjeve të gjigantëve gjermane në prag të ndeshjes me Austrinë, takim që do të luhet në Vienë të mërkurën.
Dy herë kampioni i botës, Beckenbauer, kritikoi mesfushorin Bastian Schëeinsteiger, sulmuesin Lukas Podolski dhe mbrojtësin Philipp Lahm për progresin e tyre të varfër pas shkëlqimit në Kupën e Botës 2006.
Beckenbauer beson se ata janë shuar dhe gëzojnë një formë aspak impresionuese.
"Tëtëmbëdhjetë mua më parë ata u konsideruan si heronjtë e Kupës së Botës, por qysh atëhëerë të tre kanë humbur dicka nga fuqitë e tyre", tha Beckenbauer për tabloidin gjeramn "Bild". "Ndoshta është për arsye psikologjike, por ata kurrë nuk kanë treguar atë formën në ndeshjet e tyrë në kampionat".
Sulmi bëhet edhe më i habitshëm pasi të tre lojtarët i përkasin klubit të Beckenbauer, por "Kaiser" shpreso se djemtë e rinj do të rigjejnë formën e vitit 2006 kur Euro 2008 të fillojë në qershor.
"Unë shpresoj se heronjtë e rinj do ta përkthejnë formën e tyrë në Kupën e Botës te Euro 2008 dhe Viena mund të jetë një mundësi e mirë për një start të ri të tyre", - shtoi Beckenbauer, i cili e coi Gjermaninë si kapiten dhe si trajner drejt suksesit.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew ka fatin të ketë tre sulmues në formë: Kevin Kuranyo të Schalke 04, Miroslav Klose i Bayern Munich dhe Mario Gomez i Shtutgardit, por Beckenbauer thotë se preferon dyshen e testuar Kloze dhe Kuranyi.
"Unë mendoj se Kuranyi është një partner më i mirë për Klose pasi ai është më fleksibël dhe një vrapues i fuqishëm".