E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampion Europe, 250 mijë euro për kokë

Lojtarët e Kombëtares gjermane do të marrin secili nga 250 mijë euro nga Federata Gjermane e Futbollit nëse ata do të fitojnë Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Austri dhe Zvicër gjatë verës së këtij viti. Kjo është një shumë rekord, gati me 150 përqind më shumë se shuma e vendosur për Euro 2008. Për fitimin e Kampionatit Botëror të vitit 2006 federata gjermane kishte premtuar nga 300 mijë euro për cdo lojtar.
Për arritjen në cerekfinalet e Euro 2008 cdo lojtar do të përfitojë nga 50 mijë euro, për gjysmëfinale shuma shkon në 100 mijë euro dhe për pjesëmarrjen në finale nga 150 mijë euro. Në rast se Gjermania do të fitojë Kampionatin Europian do të marrë nga UEFA 23 milionë euro. Federata Europiane e futbollit llogarit se dotë fitojë nga turneu shumën rekord prej 1.25 miliardë euro. Për 16 ekipet pjesëmarrëse do të jepet një shumë prje 184 milionë euro. Për Kampionatin Europian "Portugali 2004" cdo lojtar i përfaqësueses gjermane përfitoi 100 mijë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›