E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham: E pandershme, nëse do të thirresha nga Capello

David Beckham pranoi se nuk do të ishte e ndershme që ai të thirrje nga Fabio Capello në ndeshjen e parë të drejtuar nga italiani.
32-vjecari nuk u grumbullua nga Capello në ndeshjen miqësore kundër Zvicrës, të programuar për ditën e mërkurë në Wembley, pasi nuk kishte luajtur për klubin e tij Los Angeles Galaxy qysh nga tetori i vitit të kaluar.
"Është gjithmonë e pakëndshme kur ju nuk përfshiheni në skuadrën e Anglisë", - tha Beckham për Sky Sports News. "E vërteta është se unë e kisha parashikuar pasi e njoh Fabio Capello si trajner dhe nëse ai mendon se ju nuk jeni fit dhe i gatshëm për të luajtur, ju nuk do të jeni në ekip. Unë e respektoj totalisht dhe u kuptoj atë. Ka shumë lojtarë të Premiership që kanë luajtur 15 ndeshje në dy muajt e fundit dhe unë nuk kam luajtur asnjë ndeshje qysh nga dhjetori i kaluar, kështu që të isha thirrur në skuadër do të ishte e pandershme. Unë i uroj trajnerit dhe pjesës tjetër të lojtarëve shumë fat n ndeshjen e parë"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›