Beckham synon Scudetton

David Beckham beson se Milan mund të fitojë titullin në Serie A, edhe pse aktualisht ka tetë pikë më pak se lideri dhe rivali i qytetit, Inter.
Mesfushori shpreson që transferimi në Milan do t’ia shtojë shanset për të zënë vend në ekipin e Fabio Capellos për Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut gjatë verës, por ai insiston se dëshiron të shënojë aventurën me Rossonerët me një titull.
Pas fillimit të ngadalshëm të sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri, Leonardo, Milan është shfaqur si konkurrenti kryesor për dominimin e Interit, ndërsa ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Nerazzurrët.
“Ne kemi kualitet të mjaftueshëm dhe fuqi për të fituar ligën këtë sezon”, tha Beckham për tabloidin anglez, Daily Mirror. Beckham insistoi se Anglia ka futbollistë dhe menaxherë me të cilët mund të paraqesë konkurrencë serioze për titull në Kampionatin botëror këtë vit. “Kemi ekip që mund të shkojë deri në fund dhe Capello e di se si fitohen titujt”, u shpreh ai.