E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani mbetet në Chievo

Sipas të gjitha gjasave, Erjon Bogdani nuk do të transferohet në janar te Catania. Menaxherët e sulmuesit të Chievos, të hënën janë takuar me drejtorin sportiv të klubit nga Verona, Giovanni Sartori, për ta qartësuar pozitën e sulmuesit shqiptar.

Në fund, ata kanë arritur marrëveshje që Bogdani të vazhdojë të luajë me ekipin verdhekaltër së paku deri në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata me klubin nga Serie A.

Ditëve të fundit mediat italiane shkruanin se përfaqësuesi shqiptar i kishte kërkuar Chievos që ta shiste te Catania, e cila thuhej se i kishte ofruar atij kontratë dyvjeçare, por në fund duket se “Bogu” s’do të lëvizë gjatë afatit kalimtar të janarit. “Bogdani nuk lëviz nga Verona së paku deri në fund të sezonit”, u shpreh drejtori Sartori për ueb faqen itasportpress.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›