E Diel, 1 Nëntor 2026

Bedineishvili :Të kënaqur që nuk pati asnjë rrezik

Menjëherë pas daljes së minatorëve nga greva e urisë 27 ditore, në një dalje publike, Administratori i ACR Giga Bedineishvili shprehet i kënaqur për arritjen e këtij kompromisi.

Ndonëse ditë më parë është bërë e ditur se kompania është gati të plotësojë kërkesat e minatorëve, sot ai shprehet i bindur se rikthimi i normalitetit do të ishte në të mirë të palëve, duke parë kështu dhe panoramën e përgjithshme se çfarë të ofronte kjo minierë.

Vetëm pak orë më parë, 14 minatorë kanë dalë nga greva, të cilët kanë qënë të ekspozuar përpara kushteve të vështira, duke bërë që të rëndohet dhe më tej gjendja e tyre shëndetësore. Ndërhyrja ka qënë e menjëhershme, duke mos rrezikuar më tej jetën e asnjë grevisti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›