E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bie nga vinçi, humb jetën punëtori

Një aksident në punë, ka qënë fatal për jetën e një punëtori. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme tek porti i Durrësit, ku punëtori Artan Kalaja ishte duke punuar, ndërsa papritur ka rënë nga vinçi që transportonte materialet dhe ka rënë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se kanë qënë punëtorët e tjerë të cilët ndodheshin ne atë moment prane vendit te aksidentit të cilët e kanë gjetur 38-vjeçarin pa shenja jete.
 

Nderkohë, policia e cila ka shkuar ne vendngjarje, ka nisur hetimet per rrethanat e ketij aksidenti, ku jane marre ne pyetje punonjes të firmes së ndertimit, ne të cilen punonte 38-vjeçari. Gjithashtu po hetohet edhe për kushtet teknike të sigurise, që ofronte kjo firmë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›