Bulqizë, grevë të hënën, nëse ACR nuk plotëson kërkesat

Ndonëse minatorët kanë dalë nga thellësitë e galerisë, ata kanë paralajmëruar sërish protesta dhe grevë urie.
Sipas tyre, pritet që ditën e hënë të fillojnë protesta para ambienteve të firmës koncensionare ACR, vetëm nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ashtu sikurse është kërkuar gjatë gjithë këtij intervali kohor. Gjatë ditës së sotme, 14 minatorë kanë lënë grevën e urisë pas 27 ditëve. Orët e vona të mbrëmjes së premte kanë qënë mjaftë intesive.
Kanë qënë Forcat Speciale të Policisë të cilën rrethuan minierën e Bulqizës, duke filluar negociatat për zbatimin e vendimit të Gjykatës. Vendimi u zbatua me konsensus vetëm mëngjesin e sotëm.