"Befasi e tetorit"
October surprise" ("befasi e tetorit" apo "tetori çudi") ësh
të një shprehje që i ka shqetësuar, sidomos kandidatët
demokratë, pas fitimit të qytetarisë së saj pikërisht në
tetor të vitit 1980, fiks një muaj para zgjedhjeve presidenciale,
kur përballë njëri-tjetrit qëndronin R. Reagan dhe ishpresidenti
demokrat, Xh. Karter. Në këtë ditë u godit ambasada
amerikane në Teheran dhe u morën një grup pengjesh amerikanë.
Madje, ka pasur zëra se në grupin e rrëmbyesve ka qenë edhe Presidenti
i sotëm i Iranit, Ahmedinaxhad. Xh. Karter u përpoq me administratën
e tij t‘i lironte pengjet me të gjitha mënyrat, por rezultati
nga veprimet në terren ishte paguar me dështim dhe vdekje
të 8 pengjeve amerikane. Kjo situatë shkoi në favor të kandidatit
republikan Regan, ish-guvernator i Kalifornisë. Madje, çudia e
dytë edhe më e madhe ndodhi kur 52 pengjet e mbetura u liruan
më 21 janar, pikërisht ditën kur u celebrua Presidenti i ri republikan
Regan në detyrë. Atë botë shtypi prestigjioz amerikan dhe ai
ndërkombëtar shkroi akuza se republikanët kishin punuar, më së
paku, për moslirimin e tyre gjatë fushatës elektorale, çka do të
forconte kredencialet dhe rizgjedhjen e zotit Karter si President i
SHBA-së. Pikërisht për këtë ngjarje u shkrua një libër me 3 volume
me titullin "October surprise", megjithëse aty nuk provohej ndonjë
konspiracion republikan.
Pikërisht pas këtij tetori, të gjithë tetorët elektoralë për garën presidenciale
janë shoqëruar me ndonjë befasi ngjarjesh të vërteta, që
ka ndikuar rrufeshëm mbi qiellin e rezultatit përfundimtar për
zgjedhjen e Presidentit të SHBA-së, duke përmbysur testimet paraprake.
Kjo e ka shqetësuar së fundi edhe ish-kandidatin demokrat
më 2004-ën, J. Kerry, i cili ishte vetë një viktimë e "October surprise".
Pikërisht, një dalje me videotape e kryeterroristit B. Laden, i cili lëshoi
si sfide në drejtim të qytetarëve amerikanë se "your security is in
your own hands" (siguria juaj është në vetë dorën tuaj), duke aluduar
për largimin e G. W. Bush. Në fakt, po në tetor 1972, disa fjalë të
tilla të ngjashme me ndikim i kishte thënë edhe H. Kissingeri ("peace
is at hand" in Vietnam - paqen e ka në dorë Vietnami), por shprehja
"October surprise" ende nuk e kishte fituar qytetarinë pas këtij rasti
deciziv. J. Kerry, për imazhet e B. Ladenit, sot kujton se si ai shihte në
kutitë e votimit më 2004-ën, urrejtjen e qytetarëve për kryeterroristin,
me imazhin e kullave binjake të rrënuara në kujtesën e tyre të
freskët dhe votonin, nga ky shkak, në favor të atij që i "vinte më mirë
hakut", - Bushit. Madje në të tri debatet J. Kerry kishte qenë përpara
Bushit dhe shumica e amerikanëve mendonin të votonin, deri para
daljes së imazheve të Ladenit, për ndryshim, në favor të
demokratëve. Madje sot, J. Kerry thotë se demokratët duhet të jenë
vigjilentë dhe të mos tolerojnë ndonjë surprizë të tetorit nga ana e
republikanëve.
Në fakt, edhe demokratët kishin lëshuar në tetor 2000 një surprizë
kundrejt G. W. Bush, duke e quajtur atë një pijanec me varësi
ndaj alkoolit dhe se madje për këtë shkak policia e kishte kapur disa
herë të dehur, duke i dhënë automjetit të vet dhe kjo ndikoi negativisht
atëherë ndaj Bushit. Për një "October surprise" flet edhe një
nga këshilltarët e Obamas sot, ish-këshilltari i znj. Klinton, Harold
Ickes, i cili thotë se paralajmërimi i shërbimeve sekrete për ndonjë
goditje të mundshme të B. Ladenit mund të jetë në këtë drejtim. Po
kështu Ickes thekson se amerikanët "ende nuk e njohin mirë B.
Obaman", senatorin e Ilinoisit. Ai ka qenë i martuar edhe një herë
tjetër më parë dhe nuk është çudi të ketë ndonjë publikim në lidhje
me anë të panjohura të tij, si dhe mund të hidhet dritë mbi marrëdhëniet
me gruan e parë. Po kështu, këtë muaj pritet publikimi i
një libri nga ana e pastorit të fëmijërisë së Obamas, Jeremiah Wright,
i cili mund të ndriçojë pjesë të errëta nga jeta e hershme e tij, si edhe
të hedhë dritë në aspektet familjare e shoqërore të kandidatit
demokrat. Por njëkohësisht nuk përjashtohet mundësia edhe e
ndonjë "October surprise" demokrat, sidomos në raport me kandidaten
republikane për zv/presidente, znj. S. Palin. Po kështu nuk
përjashtohet ndonjë surprizë tjetër nga Irani i Ahmedinaxhadit.
Pas takimit të parë midis dy kandidatëve për President dhe të
parit e të fundit midis dy kandidatëve për zv/president, Biden &
Palin, duket se kandidati demokrat është rreth 6-7 pikë para rivalit
të tij. Por me një "October surprise" të fuqishëm dhe me "virtytin" e
kujtesës së freskët që kanë popujt, ka mundësi që situata në terren
të ndryshojë nga margjinalizimi i grupeve të gjera shoqërore të votuesve,
të cilët hutohen nga këto surpriza, si dhe nga shkaku i efekteve
të hutimit që sjell mbi subkoshiencën e tyre makina propagandistike
e masmedias.
Natyrisht që zgjedhjet në SHBA, si një vend me ndikim në politikat
mbarëbotërore, priten me interesim edhe nga faktori politik
shqiptar, pasi një President demokrat mund ta ndryshonte mbështetjen
ndaj faktorit politik shqiptar dhe të ndikonte kështu në një
rotacion të pushtetit më 2009-ën në Shqipëri. Por gjithashtu dihet
se amerikanët bashkohen në politikën e tyre të jashtme dhe ata
kanë një axhendë afatmesme në marrëdhëniet me forcat politike
më me ndikim në vende të ndryshme dhe po kështu është i vështirë
një ndryshim kursi, nga shkurti në qershor 2009, në raport me
vektorët e brendshëm politikë në Shqipëri.