Pranga kreut të ushtrisë boshnjake në vitet 1992-‘95
Policia boshnjake ka arrestuar komandantin mysliman
të luftës në Bosnje, Naser Oric, tre muaj pasi ndaj tij u
ngritën akuzat për krime lufte kundër serbëve të Bosnjës
nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-
Jugosllavi, bëri të ditur dje një burim i policisë. Tetë veta u
ndaluan në një operacion të kryer dje në mbrëmje dhe pesë
të tjerë u liruan më vonë, tha Robert Cvrtak, zëdhënës i policisë
së federatës myslimano-kroate. Ai tha se policia kishte
kryer kontrolle në Sarajevë dhe në qytetin verior të Tuzlas.
"Tre veta do t‘i dorëzohen zyrës së Prokurorisë së Sarajevës
më vonë në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal", i tha Cvrtak
agjencisë "Reuters", duke refuzuar të konfirmonte identitetin
e tyre. Ai nuk dha hollësira në lidhje me krimet e tyre të
dyshuara. Burimi i policisë tha se Oriç ishte mes tre vetave që
ndodhen në paraburgim. Ndaj Oriç, komandanti i ushtrisë
boshnjake, i cili organizoi mbrojtjen e enklavës lindore të Srebrenicës
gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995, është
ngritur padi nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës
në ish-Jugosllavi për krime kundër serbëve të Bosnjës.