Treni qe do te zgjoje bukuroshen e Durresit
Udhëtimi nga Tirana për në
Portin e trageteve të Durrësit,
ndërsa këta nisen drejt
brigjeve të Italisë në orën
njëzetetre të natës, kryhet me një linjë autobusësh,
i fundit i të cilëve, sipas orarit të
shpallur zyrtarisht, e përfundon shërbimin
në nëntëmbëdhjetë e gjysmë. Javën
e shkuar, të premten, dhe pse të ardhur
atje treçerek ore para, ky shërbim ishte
mbyllur. U shqetësuam. Tashmë do të na
duhej të merrnim një taksi dhe biletës së
shtrenjtuar të tragetit t‘i shtonim edhe më
e pakta njëzetepesë euro të tjera.
"Ikja e autobusëve pa respektuar
orarin është gjë e zakonshme", na tha një
tridhjetëvjeçar, i ulur në një parmak buzë
rrugës, kur na pa në atë gjendje. "Mos u
merakosni!", vijoi, "në këtë orë ka furgonë.
Ata nuk punojnë vetëm pas njëzetës".
Mesa duket, ai vuri re që nuk e besuam
plotësisht, sepse shtoi se kishte shtatë
vite që bënte këtë rrugë çdo mëngjes e
mbrëmje.
Ishte një durrsak, i cili punonte në Tiranë.
Që prej rinisë, kur ishim studentë në
kryeqytet, këta udhëtarë në trenat e kohës
qenë më të shumtët dhe më romantikët.
Kishte orare të veçanta të shërbimit
hekurudhor pikërisht për ta dhe
nëpunësit. Durrsaku që punon në Tiranë
dhe çdo mbrëmje kthehet në shtëpinë e
tij, ka qenë përherë një kategori bashkëkombësish
nga më simpatikët. I kemi
admiruar gjithnjë, jo thjesht se qenë
shumë dhe se përherë sapo hipnin në
tren hapnin librat e shkollës dhe lexonin,
madje kishte edhe që bënin detyrat e
ditës, apo sepse me pasagjerët e tjerë nuk
krijonin asnjë incident. Ata nuk bënin
asnjë lloj zhurme për të dëshmuar se tani
kishin hipur ata, udhëtarët e "pronarët"
e përhershëm të asaj linje Durrës-Tiranë.
I admironim mbi të gjitha sepse kishin
dëshirë të ktheheshin në mbrëmje në folenë
e tyre të shtëpisë. Durrësi është një
qytet i ëmbël.
Duke i romantizuar edhe unë ata
udhëtarë specialë, i ri siç isha, veçanërisht
pasi kisha parë filmin "Orient Ekspres",
me historinë e një dashurie
mbresëlënëse në trenin e famshëm që
përshkon gjithë Evropën Qendrore dhe
shkon drejt Stambollit e Lindjes së
Afërme, ai ishte edhe një tren ku dëgjonim
se mes të rinjve lindnin dashuri nga
më të paharrueshmet. Durrsaket janë
vajza të pastra e plot hijeshi në komunikim,
shpesh tërë magji për të qenë të
buta dhe pa shfrime të tepruara pasionesh,
të lidhura fort me familjen dhe
më pas, po aq me njeriun që zgjedhin për
të kaluar jetën.
Nuk e kam besuar kurrë se ato kanë
qenë më të bukurat në Shqipëri, e
megjithatë, që prej çastit kur arkeologët
zbuluan mozaikun me portretin e një vajze
dhe atë e quajtën "Bukuroshja e Durrësit",
më është mbushur mendja se E
Bukura e Durrësit ekziston njëlloj si në
fantazinë e të gjitha përrallave të botës,
ku nuk mungon asnjëherë personazhi i
së Bukurës së Dheut.
Vitet që vrapuan njëri pas tjetrit, e
bashkë me ta edhe grumbullimi i dijeve
dhe i përvojës më kanë bindur se Bukuroshja
e Durrësit ekziston me të vërtetë.
Kësaj radhe nuk e kam fjalën për vajzën
apo femrën durrsake, sepse që kur isha i
ri njoha mjaft djem të këtij qyteti dhe
vura se qenë po kaq të bukur në shpirt e
të ngrohtë në miqësi sa edhe ato.
Durrsaku është një njeri i qetë dhe
zemërhapët, mjaft i përkushtuar për të
të dhënë fisnikërisht çdo ndihmë.
Pra, kur themi Bukuroshja e Durrësit,
e kemi fjalën për vetë këtë qytet. Është
ai i Bukuri i Shqipërisë. Ka qenë përherë
i tillë, i vjetër edhe sa vetë Roma, përherë
portë hyrjeje për të gjitha qytetërimet e
kulturat, vend pritës i perandorëve romakë
dhe strehë e parë e misionarëve
të Krishterimit në Ballkan. Me lidhjen
Durrës-Krujë, ishte për shekuj e shekuj
me radhë boshti kryesor i ruajtjes së
identitetit etnik të shqiptarëve dhe i të
gjitha përpjekjeve për të bërë shtet. Po
ashtu, ngritja e flamurit kombëtar në
fundnëntor 1912 ishte projektuar për
atje, veç rrethanat e ndërlikuara që iu
avitën ato ditë qytetit, e sidomos ushtria
serbe te portat e tij, e bënë ngjarjen
e madhe të zhvendosej për në Vlorë, ku
duhet thënë se pavarësishpallësit
gjetën me të vërtetë një atmosferë të
ndezur kuraje dhe patriotizmi.
Durrësi ka qenë i bukur jo vetëm gjatë
periudhës së monarkisë, kur mes të
tjerash nisi edhe shfrytëzimi modern i
plazhit dhe elita burokratike e kryeqytetit
e të pasurit e tij ndërtuan vila të
shumta, por edhe gjatë regjimit komunist.
Në diktaturë, Durrësi ishte një ndër
qytetet më të hapur. Mbi tarracat e shtëpive
të ulëta apo pallateve shikoje me
qindra antena të prodhimit të huaj. Bijtë
e qytetit ishin marinarë dhe të rrallët nga
njerëzit e thjeshtë që kishin lirinë për të
udhëtuar në Lindje e në Perëndim e
kështu bashkë me botën që shihnin, të
sillnin prej andej veshje, e veçanërisht
aparate televizivë. Madje, edhe fabrika
shqiptare e montimit të televizorëve,
këtyre "kutive të ëndrrave", u ngrit në
Durrës.
Rënia e diktaturës dhe sistemi i hapur
shoqëror e bëri më të qartë se ky qytetport,
pas Tiranës, ishte më i rëndësishmi
për ta mbajtur të gjallë e vepruese këtë
të fundit, shpresën e shqiptarëve për një
jetë më të mirë, vetë demokracinë. Durrësi
e ka dëshmuar vlerën e tij të posaçme
për Shqipërinë moderne jo vetëm me
qarkullimin e madh të njerëzve dhe mallrave,
por edhe me mënyrën e tij të ekuilibruar
të votimit. Ka qenë zgjedhje e
mençur ajo e ndërtimit të autostradës së
parë shqiptare në aksin Tiranë-Durrës,
siç është plot inteligjencë vendosja në të
e zonës më të madhe dhe më moderne
industriale të vendit. Më shumë se çdo
periudhë tjetër e historisë së vendit tonë,
Shqipëria që po synon hyrjen në Bashkimin
Evropian, ka dëshmuar se ky bosht
është themeli i saj. Vetëm në këtë kohë
lindën ëndrrat dhe dëshirat për një
metropol të ardhshëm të dy qyteteve të
bashkuara, madje të lindjes së një qyteti
të ri, me një emër tjetër... Por një Tiranë
dhe Durrës bashkë, duke u shkrirë tek
njëri-tjetri deri në vetëhumbjen e emrave
të tyre të lashtë, do të ishte një punë
pa kuptim, sepse secili qytet ka identitetin
e tij. Ka bashkim që mund t‘i ruajë e
zhvillojë të veçantat.
Këto kohë, mes të tjerash, shqiptarët
kanë kryer dy vepra të mëdha kombëtare:
korridorin e madh të lidhjes
rrugore me Prishtinën, çka do të jetë
kryefesta e vitit të ardhshëm, si edhe atë
të komunikimit me autostradë mes Tiranës
dhe Durrësit. Kjo e fundit në pamje
të parë, ndërsa po shkojnë drejt përfundimit
edhe rrugët paralele në të dyja
anët, duket si punë në prag të përfundimit.
Në të vërtetë, nuk është kështu.
Në këtë aks jetik të zhvillimit të Shqipërisë
bashkëkohore mungon një komponent
kyç: treni i shpejtë dhe modern
vajtje e kthim. Është pikërisht kjo temë
që na ngacmoi ta bisedojmë me
durrsakun që takuam atë mbrëmje. Ai qe
djalë i zgjuar, një krijesë e zhvillimit. Ishte
agjent turistik. Punonte me klientë të
zgjedhur në një agjenci udhëtarësh tek
ish-Blloku. Pas Tiranës është Durrësi ai
që me të filluar viti 1991 pësoi ndryshim
të ethshëm demografik. I realizuar edhe
nëpërmjet anarkisë sonë tipike, ai ishte
gati si një përmbysje. Ardhësit që prej
Jugut të thellë dhe prej Veriut më të largët
qenë dallgë shumë të mëdha. Jo pak
bujtës ishin edhe nga fshatrat. Duke e
përmbytur qytetin e mbajtur gjatë diktaturës
në pothuaj palëvizshmëri numerike,
ato ardhje të pa pushuara dhe pa as
rregullin më të vogël të ekuilibrimit social
e mjedisor e tronditën fort psikikën e
qytetarëve vendas, mentalitetin e tyre,
si edhe veçanërisht zakonet e të jetuarit.
Ai qe edhe pasurim kulturor, por në disa
raste edhe varfërim. Këtë dukuri kontradiktore,
të cilën më të madhe dhe më
problematike e kaloi Tirana, Durrësin e
kapi në përmasën më kulmore. Ndërsa
në kryeqytet prurjet e mëdha të pas
nëntëdhjetës dhe trauma e tyre mbi popullsitë
vendase kohët e fundit ka nisur
ngadalë të bëjë kurbën e uljes, nuk po
ngjet kjo me qytet-portin tonë më të
madh. Valën e zhvendosjes demografike
të pasrënies së diktaturës në Durrës e
pasoi një tjetër akoma më e madhe: ajo e
bashkëkombësve nga Kosova. Bashkë
me çlirimin, viti 1999 i hapi rrugët e
lëvizjes së banorëve të saj drejt bregdetit
shqiptar. Deri tani janë më të shumtë ata
që pushojnë në plazhet e Durrësit se sa
ata që këtu kanë pronësuar shtëpi për të
qëndruar edhe më gjatë, por apartament
e vilëblerësit nga Kosova në të ardhmen
do të jenë më të shumtë. Në dekadat e
ardhme, trojet shqiptare do të kenë dinamikë tjetër demografike dhe popullsia
do të përzihet. Sot nuk kemi dot aq
imagjinatë sa ta kuptojmë tërësisht këtë
fenomen të ri. Në këtë zhvendosje të
popullsisë, prirja më e madhe do të anojë
drejt detit dhe veçanërisht aksit zhvillimor
Tiranë-Durrës. Kryeqyteti ynë me
mentalitet tradicional më të hapët se
kushdo qendër banimi tjetër në Shqipëri
nuk ka për ta ndjerë fort këtë ndryshim.
Ai përherë e më pak rron me mentalitetin
lokal të "tiranasit", ca më tepër që ky
model banori, duke qenë simbol i njeriut
babaxhan, me mungesën e pretendimit
për të garuar fort në këto kohë konkurrence
nuk përbën ndonjë shembull tundonjës
për t‘u ndjekur. Po ashtu Tirana
tashmë edhe numerikisht është
metropol dhe në përmasën e saj njëmilionëshe
disa dhjetëra mijëra ardhës nga
viset e Kosovës apo të Maqedonisë ndihen
pak. Porse Durrësi është gjë tjetër.
Ky qytet i vjetër është tepër delikat dhe
sqimatar. Ai jeton me mendësinë e
"qytetarit vendas", pra me "durrsakun", i
cili nuk është aspak aq apatik sa modeli i
dikurshëm i tiranasit. Ai është më i avancuar
dhe më i adoptueshëm për kohët
moderne. Një dallgë me disa dhjetëra
mijëra bashkëkombës të ardhur mbi
psikologjinë e tyre përbën një shtim të
papërmbajtur popullsie dhe prishje
baraspeshimi. Një prani më e madhe dhe
më e shpeshtë e bashkënënshtetasve
nga Tirana do të çonte në një ekuilibrim
të dy flukseve.
Bashkëbiseduesi ynë i mbrëmjes së të
premtes së kaluar, pra durrsaku që kryen
ritin e jetës në qytetin e tij dhe të punës
në Tiranë, nuk e mban të fshehur efektin
e traumës nga mosbaraspeshimi.
Madje ka dëshirë ta demonstrojë. Kjo do
të thotë se e vuan si shqetësim social. Ai
nuk ka humor të mirë nga kjo prishje e
ekuilibrit të tij lokal. Nuk ndihet më si në
qytetin e vet. Një çast u ankua se edhe
paratë (eurot) që bashkëkombësit sillnin
në Durrës për të pushuar në verë apo jetuar
aty, nëpërmjet një cikli të mbyllur i
rimerrnin sërish. Sipas tij, të ardhura financiare
nga ky turizëm patriotik Shqipëria
kishte shumë më pak nga sa
dukej me sy të lirë. Ai këmbëngulte se
bashkëkombësit zakonisht pëlqenin të
frekuentonin baret, restorantet dhe hotelet
e menaxhuara prej vetë kosovarëve.
Duke e vlerësuar këtë opinion për vetëm
një pjesë të së vërtetës dhe jo për të tërën
(nuk janë të pakta hotelet dhe dyqanet
tregtare të shqiptarëve të anëve tona),
rëndësi për t‘u llogaritur kishte efekti jo
tërësisht pozitiv që kishte gërryer mbi të.
Një mendësi e tillë e rrënjëzuar nën efektet
e një traume zhvendosjeje tepër të
madhe demografike, të pashoqëruar me
veprim të organizuar amortizues, në rast
se nuk vlerësohet për t‘u mbajtur në
gjendjen e një humori më pozitiv do të
prodhojë nesër një të çarë të re mes dy
pjesëve të kombit. Kjo pakujdesi në vitet
e ardhshëm do të bjerë ndesh me objektivin
kombëtar të afrimit më të madh
shpirtëror me njëri-tjetrin.
Dhe pikërisht treni i shpejtë modern
Tiranë-Durrës e kthim do të jetë një prej
zbutësve të kësaj traume, pra njëra prej
"kurave" të këtij lëndimi kombëtar.
Nuk e dimë me siguri që projektuesit
politikë të para disa viteve të këtij treni
patën parasysh edhe këtë mision social
të tij, sepse folën për gjithçka ekonomike
por jo për këtë gjë, veç në parim ka qenë
një punë me mend. Deklaratat e fundit
që kanë ardhur nga pasardhësit e tyre në
qeverisje dëshmojnë një rizgjim të interesimit
dhe të afrimit të një përpjekjeje
për t‘ia dalë në fund, në kushte të reja,
këtij projekti inteligjent.
Autostradat jo vetëm i zhvillojnë shqiptarët,
por edhe i bashkojnë ata. Aksi
rrugor në përfundim i lidhjes së shpejtë
me Kosovën dhe ai Tiranë-Durrës janë
dy boshte e dy lëvizje që mund të harmonizohen
për të shmangur traumat këtej
dhe përtej kufirit. Boll mjaft janë krijuar
gjer tani nga ndarja nëntëdekadëshe
dhe nga subvencionimi i tërthortë i saj që
vazhdon në forma të tjera nga mosdashësit
tanë. Po të shihet me kujdes një
plan i qeverisë sonë për rrjetin rrugor
shqiptar gjen në të qartas kombinimin e
harmonizuar të akseve ballkanikë e kontinentalë,
të atyre me fqinjët, me territoret
bashkëkombëse, atë të brendshëm
që afron qendrat më të mëdha të zhvillimit
ekonomik e kulturor të vendit si
edhe në formë rrethore një rrjet tjetër, i
cili bashkon të gjitha qytetet tona kryesore
të buzëkufirit. Kjo është shenja më e
sigurt e një vlerësimi të drejtpeshuar të
interesave gjithëkombëtarë me ato të
vendit dhe shtetit tonë. Pikërisht për
plotësuar e përsosur këtë vlerë ka nevojë
të shtohet pa u vonuar vënia në jetë e
lidhjes hekurudhore shumëfunksionale
Durrës-Tiranë.
Tirana ka nevojë për hapësira jetike
në Durrës. Atje ka det, ka vende pushimi
që do të shtohen, apartamente të shumta
të cilat mund të blihen e përdoren si
shtëpi të dyta. Durrësi nga ana e vet e ka
dëshmuar se ka pasur përherë nevojë
vitale për Tiranën. Ai njëkohësisht është
një qytet dashamirës i kulturës dhe akoma
më shumë veprimtari kombëtare
mund të zhvendosen për atje. Ndryshe
nga kryeqyteti, Durrësi ka një histori të
fiksuar në kronikat e kontinentit që prej
të paktën dymijepesëqind vjetësh dhe
njihet në Evropë më shumë se çdo qytet
tjetër shqiptar. Me emrin e tij përtej detit
ka familje të famshme. Në Durrës nuk
mungon asnjë objekt i civilizimeve që
kanë bërë historinë e botës dhe për këtë
të kaluar të shndritshme Tirana nuk
mund të thotë se nuk ka emergjencë.
Me trenin që do të lëvizë shpejt dhe
në mënyrë komode, me një biletë apo
pajtim me çmim të arsyeshëm, po ashtu
me mjaft shpeshmëri, ndërsa do të kryhet
paralelisht përpunimi i opinionit
publik dhe i vetë tregut të lëvizjes së
njerëzve, do të ndodhë që popullsia e
përbashkët e dy qyteteve, një masë tani
për tani mbi një milionëshe e në të ardhmen
edhe më e madhe, do të lëvizë edhe
shumë e më shpejt brenda vetes. Gjatë
ditës, por edhe sidomos gjatë natës, ku
në qytetin e Bukuroshes së Durrësit janë
mësuar të futen në shtëpi, një pjesë do
të presin e kalojnë orët me ata që do të
vijnë masivisht nga Tirana për një kafe a
darkë buzë detit, për një pjesë teatrore a
koncert, për një ndeshje ndërkombëtare
sporti.
Durrësi mund e duhet të disafishojë
intensitetin e ritmin e jetës së tij. Porta e
një korridori strategjik përtejballkanik, ai
është po ashtu një nga portet më të mëdhenj
të Adriatikut. Dekadat që do të vijnë
më pas do t‘ia konfirmojnë edhe më
tepër këtë status historik. Treni midis Tiranës
dhe tij në fund të fundit do të heqë
nga autostrada e tanishme, duke ia lehtësuar
frymëmarrjen trafikut, qindra e
qindra makina. Ato harxhojnë benzinë e
naftë dhe sidomos ndotin ajrin. "Mendoni
se këtë do ta lejojnë lobet e karburanteve?",
nënqesh si finok durrsaku
agjent i kualifikuar i turizmit, akoma nën
pezm, por gjithsesi shumë i dëshiruar për
t‘iu gëzuar ditës kur treni i Shqipërisë
moderne do të shfaqet në qytetit të tij,
sigurisht një ndërtesë të xhamtë stacioni,
si në një ëndërr.
Në të vërtetë, ëndrrat ia vlejnë të realizohen.
Me siguri prej një ëndrre, krijuesi
anonim i këtij qyteti formoi butësisht në
gurë shumëngjyrësh mozaiku imazhin
magjepsës të Bukuroshes së Durrësit.