Vritet në shtëpinë e tjetrit kambisti
Pogradeci tronditet nga një
krim i dyfishtë. Një i vrarë
dhe një i plagosur rëndë ka
qenë bilanci i një përleshjeje në
një apartament të qytetit. Ngjarja
ka ndodhur dje rreth orës 14:30,
kur pas një përleshjeje me njëritjetrin
dy burra janë gjetur në një
banesë të shtrirë përtokë mes
gjakut dhe rrëmujës së madhe.
Por, ndërsa 56-vjeçari Beqir
Basho ka ndërruar jetë dhe ka gjetur
vdekjen e menjëhershme, i
qëlluar me çekiç dhe leva hekuri,
Bashkim Muço, i cili ndodhej në
shtëpinë e tij, është gjetur nga
policia në gjendje kome, si pasojë
e plagëve të shumta. Ka qenë ora
14:00, kur Bashkim Muço është
parë për herë të fundit nga disa
fqinjë të tij me një tjetër person.
Pasi kanë biseduar pak kohë para
banesës, sipas dëshmitarëve, të
dy burrat janë ngjitur për në shtëpinë
e Muços. Krimi ka
ndodhur në katin e pestë të një
pallati në lagjen nr. 4 të Pogradecit.
Sipas të dhënave nga
ana e policisë, ngjarja është
raportuar në orën 14:45, kur uniformat
blu të komisariatit janë
nisur për në vendngjarje. Bashkim
Muço dhe viktima e tij, 56-
vjeçari Beqir Basho, janë gjetur në
apartamentin e autorit të ngjarjes
nga fqinjët. Këta të fundit, sipas
deklarimeve që kanë dhënë për
policinë, kanë dëgjuar një sherr
nga banesa e Bashkimit, por edhe
zhurma sendesh të hedhura
dhunshëm. Pronari i banesës, 52
vjeç, ish-oficer ushtrie, sipas
dëshmitarëve e kishte ftuar në
shtëpinë e tij viktimën, të paktën
kjo ka rezultuar nga çfarë kanë
parë fqinjët në momentin që dy
burrat kanë qenë së bashku para
pallatit. Pak minuta pasi kanë
hyrë në apartament, fqinjët kanë
dëgjuar një sherr, ulërima dhe
zhurma. Por asnjë nga ata nuk ka
ndërhyrë. Ka qenë momenti kur
një shufër hekuri me gjak është
hedhur nga ballkoni i Muços që
ka shtyrë fqinjët të hyjnë në
banesën ku ndodhi përleshja. Por
ka qenë shumë vonë, pasi kur ata
kanë mbërritur aty, të dy burrat
dergjeshin të shtrirë në pellgje
gjaku. Beqir Basho është gjetur i
pajetë, ndërsa Bashkim Muço
është dërguar në gjendje të rëndë
drejt spitalit të Pogradecit. Sipas
policisë, që ka mbërritur në vendngjarje,
mes dy personave ka pasur
një përleshje pas një zënke që
mendohet se ka nisur për motive
banale. Policia e Pogradecit dhe
ekspertët e kriminalistikës të
Drejtorisë së Policisë së Korçës
kanë nisur hetimet për këtë ngjarje
të rëndë me një të vdekur
dhe një të plagosur. Policia ka
thënë se 56-vjeçari që është identifikuar
vetëm një orë e gjysmë
pas vdekjes në banesën e bashkim
Muços, punonte si kambist.
Me vete viktima ka pasur edhe një
shumë parash. Një nga pistat që
po heton policia është ajo e një
grabitjeje të mundshme ndaj kambistit.
Burimet zyrtare të policisë
kanë thënë se një nga pistat
e hetimit për zbardhjen e motivit
të kësaj vrasjeje është ajo e
vjedhjes me dhunë të 56-vjeçarit,
i cili nëpërmjet mashtrimit është
ngjitur deri në apartamentin e
Bashkim Muços. Megjithatë fakti
se janë parë duke biseduar
hedh edhe dyshime se dy personat
njiheshin që më parë dhe nuk
përjashtohet edhe pista e dytë e
hetimit, ajo e një vrasjeje për
motive banale, apo për motive
xhelozie. Ajo që ka ndodhur në të
vërtetë mes dy personave mbetet
enigmë edhe për policinë, deri
në sqarimin e plotë të motivit nga
ana e autorit të kësaj ngjarjeje. 52-
vjeçari Muço ndodhet në reanimacion
dhe pritet të dalë nga
koma për t‘u marrë në pyetje. Sipas
policisë, pak ditë më parë
Muço ishte bërë gjysh dhe priste
vizita të shumta. Kjo ka bërë që
edhe fqinjët të mos kenë dyshime,
ndërsa e kanë parë të shoqëruar
nga një person tjetër, që ai
mendohet se e ka ftuar vetë në
banesë.
krim i dyfishtë. Një i vrarë
dhe një i plagosur rëndë ka
qenë bilanci i një përleshjeje në
një apartament të qytetit. Ngjarja
ka ndodhur dje rreth orës 14:30,
kur pas një përleshjeje me njëritjetrin
dy burra janë gjetur në një
banesë të shtrirë përtokë mes
gjakut dhe rrëmujës së madhe.
Por, ndërsa 56-vjeçari Beqir
Basho ka ndërruar jetë dhe ka gjetur
vdekjen e menjëhershme, i
qëlluar me çekiç dhe leva hekuri,
Bashkim Muço, i cili ndodhej në
shtëpinë e tij, është gjetur nga
policia në gjendje kome, si pasojë
e plagëve të shumta. Ka qenë ora
14:00, kur Bashkim Muço është
parë për herë të fundit nga disa
fqinjë të tij me një tjetër person.
Pasi kanë biseduar pak kohë para
banesës, sipas dëshmitarëve, të
dy burrat janë ngjitur për në shtëpinë
e Muços. Krimi ka
ndodhur në katin e pestë të një
pallati në lagjen nr. 4 të Pogradecit.
Sipas të dhënave nga
ana e policisë, ngjarja është
raportuar në orën 14:45, kur uniformat
blu të komisariatit janë
nisur për në vendngjarje. Bashkim
Muço dhe viktima e tij, 56-
vjeçari Beqir Basho, janë gjetur në
apartamentin e autorit të ngjarjes
nga fqinjët. Këta të fundit, sipas
deklarimeve që kanë dhënë për
policinë, kanë dëgjuar një sherr
nga banesa e Bashkimit, por edhe
zhurma sendesh të hedhura
dhunshëm. Pronari i banesës, 52
vjeç, ish-oficer ushtrie, sipas
dëshmitarëve e kishte ftuar në
shtëpinë e tij viktimën, të paktën
kjo ka rezultuar nga çfarë kanë
parë fqinjët në momentin që dy
burrat kanë qenë së bashku para
pallatit. Pak minuta pasi kanë
hyrë në apartament, fqinjët kanë
dëgjuar një sherr, ulërima dhe
zhurma. Por asnjë nga ata nuk ka
ndërhyrë. Ka qenë momenti kur
një shufër hekuri me gjak është
hedhur nga ballkoni i Muços që
ka shtyrë fqinjët të hyjnë në
banesën ku ndodhi përleshja. Por
ka qenë shumë vonë, pasi kur ata
kanë mbërritur aty, të dy burrat
dergjeshin të shtrirë në pellgje
gjaku. Beqir Basho është gjetur i
pajetë, ndërsa Bashkim Muço
është dërguar në gjendje të rëndë
drejt spitalit të Pogradecit. Sipas
policisë, që ka mbërritur në vendngjarje,
mes dy personave ka pasur
një përleshje pas një zënke që
mendohet se ka nisur për motive
banale. Policia e Pogradecit dhe
ekspertët e kriminalistikës të
Drejtorisë së Policisë së Korçës
kanë nisur hetimet për këtë ngjarje
të rëndë me një të vdekur
dhe një të plagosur. Policia ka
thënë se 56-vjeçari që është identifikuar
vetëm një orë e gjysmë
pas vdekjes në banesën e bashkim
Muços, punonte si kambist.
Me vete viktima ka pasur edhe një
shumë parash. Një nga pistat që
po heton policia është ajo e një
grabitjeje të mundshme ndaj kambistit.
Burimet zyrtare të policisë
kanë thënë se një nga pistat
e hetimit për zbardhjen e motivit
të kësaj vrasjeje është ajo e
vjedhjes me dhunë të 56-vjeçarit,
i cili nëpërmjet mashtrimit është
ngjitur deri në apartamentin e
Bashkim Muços. Megjithatë fakti
se janë parë duke biseduar
hedh edhe dyshime se dy personat
njiheshin që më parë dhe nuk
përjashtohet edhe pista e dytë e
hetimit, ajo e një vrasjeje për
motive banale, apo për motive
xhelozie. Ajo që ka ndodhur në të
vërtetë mes dy personave mbetet
enigmë edhe për policinë, deri
në sqarimin e plotë të motivit nga
ana e autorit të kësaj ngjarjeje. 52-
vjeçari Muço ndodhet në reanimacion
dhe pritet të dalë nga
koma për t‘u marrë në pyetje. Sipas
policisë, pak ditë më parë
Muço ishte bërë gjysh dhe priste
vizita të shumta. Kjo ka bërë që
edhe fqinjët të mos kenë dyshime,
ndërsa e kanë parë të shoqëruar
nga një person tjetër, që ai
mendohet se e ka ftuar vetë në
banesë.