Debati Crvenkovski-Gruevski, të huajt "u tërheqin veshin"
Përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë në Shkup i kritikuan
ashpër grindjet e vazhdueshme mes Presidentit
të Maqedonisë, Branko Crvenkovski, dhe Kryeministrit
Nikolla Gruevski që, këto javët e fundit, janë ashpërsuar
si asnjëherë më parë, duke vlerësuar se ato janë mjaft të dëmshme
për Maqedoninë dhe se marrëdhëniet shtet-qeveri, në
majën e tyre më të lartë, duhet të rregullohen patjetër, nëse
vendi synon të afrohet me NATO-n dhe BE-në. Ambasadori i
BE-së në Shkup, Eruan Fuere, deklaroi dje se mosmarrëveshjet
mes Presidentit dhe Kryeministrit nuk janë në interes të
vendit, por nuk hyri në hollësira nëse grindja i prish punë
pozitës bashkëbiseduese të Maqedonisë në grindjen maqedonase-
greke për emrin. "Shprehja publike e mospajtimeve
dhe e mosmarrëveshjeve mes Presidentit dhe Kryeministrit
nuk është në favor të askujt, aq më pak në interes të vendit,
sepse në interes të këtij të fundit është promovimi i qëndrimit
më të mirë të mundshëm për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi
që do të jetë e pranueshme për të dyja palët (Maqedonia
dhe Greqia)", deklaroi Fuere.