E Diel, 1 Nëntor 2026

"McKensey", konsulente e "Swisair" kur dështoi

05/03/2005  Shtypi ndërkombëtar i bën jehonë ardhjes së kompanisë së konsulencës pranë qeverisë shqiptare

Kompania do të sigurojë 300 milionë USD nga thithja e investimeve të huaja

Ardhja e kompanisëaAmerikane të konsulencës "McKensey" me qëllim ndryshimin e imazhit të Shqipërisë, në thithjen e investimeve të huaja, ka shkaktuar jehonë në shtypin ndërkombëtar. Gazeta angleze "Financial Times", në një artikull të saj me titull "McKensey, mundohet të përmirësojë imazhin e Shqipërisë", duke iu referuar takimit të Kryeministrit me përfaqësuesit e kësaj kompanie pak kohë më parë. "Qeveria e Shqipërisë i ka kërkuar konsulentëve ndërkombëtarë të McKinsey, një strategji për të hequr paramendimet e investitorëve që vendi ështe një strofkë për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kryeministri Fatos Nano i tha konsulentëve që ta vendosin në një pozicion më të mirë imazhin e një prej shteteve më të varfër të Evropës, shtetasit e të cilit kanë të ardhura vjetore prej $2500, duke theksuar se Shqipëria është një shtet dinamik me potencial dhe ritmësi ekonomike" shkruan "Financial Times". Sipas saj, me ndihmën e kësaj kompanie, qeveria shqiptare synon të thithë 300 milionë dollarë investime të huaja në vit.

Dështimet

Por, megjithëse kompania në fjalë cilësohet si një ndër kompanitë më të mëdha të konsulencës në fushën e financave, sërish e kaluara e saj, sipas revistës prestigjioze "BusinessWeek" lë vend për dyshime. Revista akuzon kompaninë "McKensey" dhe menaxherin e saj, Rajan Guptra, se ka çuar drejt falimentimit disa prej kompanive më prestigjioze, siç ishte kompania amerikane e energjetikës "Enron". Në shkrimin me titull "Përtej McKinsey" thuhet se kompania, pasi pati një rritje të fuqishme në vitin 1993, si pasojë e shtrirjes së saj në vendet e Lindjes, ajo mbetet përgjegjëse për falimentimin e disa kompanive prestigjioze në botë, si "Enron", "Swisair" etj. "Lajmi i keq, gjithsesi është se 'Enron', e cila e paguante McKensey-in 10 milionë dollarë pagë vjetore, është vetëm një nga rastet e shumta të dështimeve të klientëve, për firmën elitare të konsulencave. Përveç 'Enron-it', është dhe 'Swiss-air', 'Kmart' dhe 'Global Crossing' të gjithë këta klientë të McKensey-t që kanë falimentuar. Dhe këto janë vetëm kompanitë më të mëdha. "McKensey" gjithashtu radhitet ndër ata kreditorë që kërkojnë të mbledhin pagesat e papaguara nga kompanitë e falimetuara që ngritën krye në vitet '90, për t’u rrënuar vite më vonë. Prodhuesi i baterive 'Exide Technologies' dhe 'North Point Communication Group', një kompani e re telekomunikacioni, janë dy shembuj", shkruan "Business Week".

Shqipëria

Nga ana e qeverisë shqiptare nuk jepen shifra se sa është vlera që do i duhet të paguaj qeveria shqiptare kompanisë në fjalë për konsulencën e saj. Përfaqësuesi i saj për Evropën Juglindore, Ulrih Frincke, tha se kompania ka si synim kryesor përzgjedhjen për investime të sektorëve ku Shqipëria ka më shumë epërsi. "Ne kemi eksperiencë në fushën e investimeve dhe synimi ynë kryesor është të shohim efikasitetin në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, duke e krahasuar këtë me rajonin, të zgjedhim ata sektorë ku Shqipëria ka tashmë epërsi konkurruese dhe bazuar në këtë, të mundësojmë takime të përbashkëta me drejtuesit e këtyre sektorëve, duke ndihmuar që Shqipëria të arrijë më shumë investime të huaja private", tha Fricnke.

1994

Rajat Gupta bëhet menaxheri i parë i huaj

1994-'97

Gupta përshpejton shtrirjen globale, duke hapur zyra në Shaçelerates Shanghai, Bogota, Moskë, Pekin, Bangkok, Kuala Lumpur dhe Singapor

2000

Boom-i i teknologjisë së lartë ndihmon për t’i çuar të ardhurat vjetore, për herë të parë në 3 bilionë, duke e bërë McKensey-in dy herë më të madh se konkurrenti i tij më i afërt në konsulencën e menaxhimit

2002

McKensey bëhet asistent i administratorit të përgjthshëm të Hewlett-Packard, Carly Fiorina, për përvetësimin e Compaq. McKensey fiton 9 milionë dollarë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›