Dade: 2005 do të përmbyllë negociatat me BE-në
05/03/2005 Strategjia e politikës së jashtme e PS-së premton anëtarësimin në NATO, brenda vitit 2009
Platforma e politikës së jashtme së Partisë Socialiste premton përmbylljen me sukses të procesit të Stabilizim-Asociimit brenda vitit 2005, dhe hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian. Kryetarja e
Komisionit të Politikave me Jashtë pranë KPD-së, Arta Dade, tha se "BE-ja është shprehur se zgjedhjet e lira dhe demokratike do të jenë një element kyç për të bërë vlerësimin e mbylljes së negociatave. Nuk jemi ne që përcaktojmë se kur mbyllen negociatat. Padyshim, që është normale që ne si shtet të kërkojmë mbylljen e negociatave dhe kjo natyrshëm tani mbetet pas zgjedhjeve të përgjithshme". Kështu, socialistët deklarojnë se brenda vitit 2005 do të arrijnë përmbylljen e negociatave me BE-në, duke synuar dhe nënshkrimin e marrëveshjes. Ndërkohë që anëtarësimi në NATO, nga PS-ja, premtohet se do arrihet brenda vitit 2009. Një vend të veçantë në politikën e jashtme ka zënë dhe politika rajonale. Sipas Dades "do të bashkëpunojmë me faktorët politikë kosovarë dhe do të mbështesim ndërtimin e një shoqërie multietnike, në mënyrë që statusi i Kosovës të zgjidhet pa vonesa, në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës dhe Rezolutës 1244", shkruhet në platformë. Në këtë proces thuhet se ne do të nxisim dhe mbështesim autoritetet kosovare për një dialog politik konstruktiv me Beogradin. Prioritar do të jetë edhe bashkëpunimi i ngushtë me faktorët politik shqiptaro-maqedonas me synim sigurimin e zbatimit të marrëveshjes për asociim-stabilizimin.