Begeja: Nuk ka përplasje mes LZHK e PLL
13/02/2005 Krytetari i Grupit parlamentar të LZHK-së, Maksim Begeja, është shprehur dje se nuk janë të vërteta lajmet për një çarje mes Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit. Për Begenë, këto deklarata vijnë nga parti që e shohin LZHK-në si konkurrente në zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu, ai ka hedhur poshtë se ekzistojnë kërkesa që ai të mos jetë në krye të Grupit parlamentar të LZHK-së. Në konferencën e dhënë për shtypin, Begeja ka deklaruar se LZHK mbetet një forcë gjithëpërfshirëse e djathtë. Debatet për një çarje të bashkëpunimit mes strukturave të PLL-së dhe të LZHK-së kanë nisur një muaj më parë. Në Durrës, PLL ka refuzuar bashkëpunimin me LZHK-në, duke lënë të nënkuptuar se në këtë qytet PLL do të nxjerrë një kandidat më vete dhe nuk do të mbështesë konkurrentin e Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar.