PR kërkon qeveri teknike para zhvillimit të zgjedhjeve
13/02/2005 Miratohet dy emrat që do të zëvendësojnë Robert Çekun dhe Maksim Begenë
Republikanët kanë kërkuar dje që, para zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të miratohet një qeveri teknike, që do të garantojë barazinë në zgjedhje. Në asamblenë e PR-së, Fatmir Mediu tha se është bashkëpunimi mes forcave të opozitës tashmë është i nevojshëm. "Shkuarja në zgjedhje me qeverinë Nano do të rrezikojë realisht mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita duhet të kërkojë me insistim krijimin e një qeverie tranzitore të çdo forme, e cila merret me garantimin e procesit zgjedhor. Shqipëria është i vetmi vend në vendet e Lindjes, që, sipas institucioneve ndërkombëatre, nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Mediu. Sipas tij, zgjedhjet në duart e tiranëve dhe të korruptuarve humbasin kuptimin e tyre. "Zgjedhjet e lira mund të zhvillohen në një ambient ku njerëzit janë të lirë të shprehin vullnetin e tyre pa frikë, zgjedhjet janë të lira në shoqëri të lirë dhe jo në shoqërinë e frikës dhe të pasigurisë që ka krijuar qeveria. Nano dhe qeveria socialiste kanë humbur në varësi nga njerëzit e thjeshtë", tha Mediu. Sipas tij, vizitat e fundit në SHBA së bashku me Berishën, i kanë shërbyer jo vetëm kontakteve me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, asistencës për menaxhimin e fushatës zgjedhore, por edhe mundësimit të drejtpërdrejtë të monitoimit të zgjedhjeve nëpërmjet organizatave dhe politikës së Uashingtonit. "Partia Republikane, si asnjë forcë tjetër e opozitës, ka kontribuar për të mundësuar një vëzhgim të zgjedhjeve nga Amerika", tha Mediu. Ai shtoi se PR është në fazën e seleksionimit të kandidatëve për të 100 zonat elektorale. Po dje, PR ka miratuar emrat që do të zëvendësojnë Robert Çekun për nënkryetarin e partisë dhe Maksim Begeja, për sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë. Këtë detyrë të fundit do ta marrë Genci Çela. Ai është inxhinier mekanik dhe ka pasur dhe detyrën e pedagogut. Nënkryetar i PR-së është miratuar Arben Tafaj, kryetar i Njësisë Bashkiake 8 Tiranë.