Skandali i vizave, jep dorëheqjen Ish-ministri gjerman
13/02/2005 TIRANË -Një politikan i lartë i Partisë Ekologjiste gjermane ka dhënë dorëheqjen dje, pasi hetimet zbuluan implikimin e tij në aferat e dhënies së vizave. Abuzimet dhe parregullsitë në procedurat e dhënies së vizave, janë konstatuar në disa prej ambasadave gjermane në botë, përfshirë këtu të paktën 2 mijë viza të parregullta, të nxjerra në ambasadën gjermane në Tiranë. Një numër i njëjtë vizash të parregullta, besohet të jenë lëshuar edhe nga përfaqësitë diplomatike gjermane të viteve të shkuara, në Kosovë. Ish-ministri gjerman i shtetit, Ludger Folmer, dha dorëheqjen nga posti i zëdhënësit për politikën e jashtme pranë fraksionit të Partisë Ekologjiste në Parlament. Politikani nuk rezulton të jetë i përfshirë direkt në abuzimet dhe aferat e vizave gjermane, në të paktën pesë ambasada të këtij vendi në botë. Gjykata Federale e Berlinit, e cila prej muajsh zhvillon hetime për aferat e vizave, ka vlerësuar se në vitin 2000, politikani Volmer ka lejuar një rregull, sipas të cilit është lehtësuar dhënia e vizave gjermane. Veç shkarkimit dhe marrjes në hetim të ish-konsullit gjerman në Tiranë, Gjykata Federale e Berlinit ka vendosur penalitete edhe ndaj ish-punonjësve të tjerë të ambasadave gjermane në Tiranë, Prishtinë, Kiev dhe vende të tjera. Skandali i vizave gjermane është bërë shkak jo vetëm për anulimin e vizave të lëshuara vitet e fundit nëpërmjet aferave, por edhe për kritika të ashpra mes palëve, në politikën gjermane.
Opozita kritikon qeverinë aktuale gjermane, se me këto masa ka mundësuar futjen në vend të kriminelëve dhe prostitutave. Ndër vendet e dyshuara për dhënien e vizave, janë edhe Shqipëria dhe Kosova. Ndërsa qeveria e tanishme gjermane, vë në dukje mangësitë e qeverisë së opozitës së tanishme, në pajisjen me viza.
Opozita kritikon qeverinë aktuale gjermane, se me këto masa ka mundësuar futjen në vend të kriminelëve dhe prostitutave. Ndër vendet e dyshuara për dhënien e vizave, janë edhe Shqipëria dhe Kosova. Ndërsa qeveria e tanishme gjermane, vë në dukje mangësitë e qeverisë së opozitës së tanishme, në pajisjen me viza.