I arratisuri i Shkodrës, me "Benz" fuoristradë e sloun në Tiranë

13/02/2005 Bujar Dakaj transportohet me automjete luksoze dhe i shpëton rrethimit
I arratisuri nga komisariati i Shkodrës mbërrin në Tiranë. Bujar Dakaj transportohet nga qyteti verior në kryeqytet me dy automjete luksoze. Autorim i vrasjes i shpëtoi rrethimit në fshatin Bardhaj të Shkodrës dhe më pas postblloqeve të Drejtorisë së policisë së Lezhës. Informacioni në këtë Qark, nuk u mor në kohën e duhur. Kësisoj, Dakaj kaloi pa hasur asnjë problem. I arratisuri dyshohet se nuk është larguar ende jashtë vendit, por ka si adresë të re kryeqytetin. Ndihma që i është dhënë ka pasur rezultat negativ për policinë. Një benz fuoristradë e zezë dhe një benz slloun, kanë shërbyer pë rtë transportuar të kërkuarin, për të cilin ofrohen 10 milionë nga Ministria e Rendit, në këmbim të vendndodhjes së tij të re. Mjetet luksoze, thuhet se janë prodhime të viteve të fundit, që nuk parakontrollohen shpesh nga postblloqet e shumta të policisë kriminale. Kjo i ka dhënë avantazh të dënuarit, që të kapërcejë pengesën e arratisë.
Akomodimi
Bujar Dakaj gjendet në Tiranë. Burime të besueshme nga Ministria e Rendit Publik, bëjnë të ditur se i ikuri nga komisariati i policisë së Shkodrës, 4 ditë më parë ka mbërritur në kryeqytet ndaj të gdhirë të së shtunës. Ndonëse i pakonfirmuar në rrugë zyrtare, informacioni që flet për vendndodhjen e kriminelit në liri, merret si i pranueshëm nga uniformat. Sipas burimeve, Dakaj qëndron i fshehur në një lagje periferike të metropolit shqiptar, por për fatin e tij të mirë, organet e rendit nuk kanë mundur të bien ende në gjurmët e reja. Killeri dyshohet se nuk është akomoduar tek të afërmit apo miqtë e familjes. Aludimet e bluve flasin për një sistemim të tij në ndonjë ambient publik, pse jo dhe në ndonjë motel të zakonshëm. Vjen shumë i habitshëm fakti që, Bujar Dakaj arriti t'i shpëtonte postblloqeve në hyrje të Tiranës, kur dihet tashmë, që veç atyre të policisë kriminale me objektiv kapjen e tij, rezultojnë dhe disa të tjerë të Komisariatit të policisë rrugore. Qëndrimi i Bujar Dakajt në Tiranë nuk konfirmohet zyrtarisht, për të mos hapur panik.
Dështimet
Pas dy ditë pune intensive për zbulimin e vendit ku fshihej Bujar Dakaj, policia e Shkodrës i kishte humbur të gjitha shpresat për kapjen e tij. Informacioni i një agjenti të policisë kriminale mbrëmjen e së premtes, ringjalli sërish shpresat. "Bujar Dakaj gjendet në një shtëpi në fshatin Bardhaj, në të dalë të qytetit. Sipas sinjaleve që kam marrë, ai është ende atje dhe nuk do të largohet sonte", rrëfeu informatori. Në pak minuta u thur plani për rrethimin dhe vënien në pranga të kriminelit të arratisur nga burgu. Ato pak kilometra që e ndanin Shkodrën nga fshati Bardhaj, duket se kanë qenë të mjaftueshme për largimin e Dakajt. Ndonëse nuk dihet ende me siguri, dyshohet se ndokush nga pjesëmarrësit në operacion apo dhe ndokush tjetër që i interesonte largimi i të burgosurit, e lajmëroi atë me të shpejtë. Dekonspirimi i aksionit ka funksionuar. Kësisoj, kur blutë rrethuan shtëpinë e shënjestruar, gjithçka ishte në vendin e vet. Dakaj ishte larguar me kohë prej aty dhe të zotët e banesës ishin kujdesur për të zhdukur të gjitha gjurmët e tij të lëna nga qëndrimi ndoshta 2-ditor. Të njëjtat burime nga Ministria e Rendit Publik, saktësojnë se e vetmja mundësi e largimit të të dënuarit ishte autostrada që kalonte në Lezhë dhe mund të shkonte në Tiranë. Autoritetet e komisariatit të Shkodrës informuan menjëherë kolegët në qarkun fqinj, për të ngritur menjëherë postblloqe në të gjitha akset kyçe. Sakaq, Bujar Dakaj udhëtonte me një automjet tip "Benz" fuoristradë të zezë. Autovetura kaloi pa hasur asnjë vështirësi në 2 postblloqet e qytetit të Lezhës, pasi uniformat e patrullës as që u kujdesën të kontrollonin identitetin e personave që udhëtonin me të. Ata prisnin që i dënuari të gjendej në ndonjë makinë me targa të huaja apo të Veriut, ndërsa në të vërtetë, mjeti ku ishte i kërkuari kishte targim të një qyteti juglindor. Pasi kaloi i qetë të gjithë postblloqet, Bujar Dakaj dyshohet se erdhi në Tiranë. Po sipas të njëtave burime, thuhet se një benz slloun ka qenë mjeti tjetër i nihmës pë rtë ikur, i Dakajt.
Dakaj i shpëtoi kapjes së policisë
Bujar Dakaj është i vetmi nga 3 të burgosurit e komisariatit të Shkodrës, që arriti t'u shpëtonte prangave të bluve. Menjëherë pas konstatimit të arratisjes së Arben Nikës, Miçan Çarkut dhe Bujar Dakajt, forcat speciale dhe ata të Drejtorisë së Policisë së këtij Qarku, ndërmorën një operacion për kapjen e tyre. Afro 8 orë pas daljes nga qelia, dy nga të dënuarit bien në pranga në një fshat pranë Koplikut. Ata kishin qëndruar bashkë pas daljes nga ambientet policore dhe synonin largimin nga Shqipëria. Me Dakajn, ata ishin ndarë në të dalë të Shkodrës dhe ndaj nuk ia kishin idenë se ku mund të gjendej ai. Kontrollet e shumta të policisë me helikopter, por dhe me automjete apo gjurmim me agjentë të policisë kriminale, rezultuan të pasuksesshme. Bujar Dakaj vijon të gëzojë lirinë.Ikja e të dënuarve më 9 shkurt
Tre të burgosur, Miçan Çarku, Arben Nikaj dhe Bujar Dakaj, janë arratisur natën e 9 shkurtit nga Komisariati i Shkodrës. Ata mundën të dilnin nga qelitë, pasi më parë kanë prerë me një sharrë hekuri drynin e derës dhe kanë kaluar murin rrethues të Drejtorisë së Policisë. Tropojani Bujar Dakaj pas daljes është ndarë nga dy shokët, duke marrë një drejtim tjetër. Vetëm tetë orë pas arratisjes, Miçan Çarku, i dënuar me 13 vite heqje lirie dhe Arben Nikaj, i dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë, u riarrestuan nga policia në fshatin Graneck, duke rrugëtuar drejt Thethit. Ka mundur t'i shpëtojë rrethimit Bujar Dakaj, i larguar në një tjetër drejtim. Rendi ka ofruar 10 milionë lekë për informacionin, që bën të ditur adresën e të kërkuarit. Në pranga kanë përfunduar gardianët Franko Kolpepaj dhe Shan Vatnikaj, të cilët në momentin e arratisjes nga qelitë, tre të akuzuarve për vrasje, ishin me shërbim. Veç dy të arrestuarve, policia ka shoqëruar edhe tre gardianë, të cilët, të mërkurën kanë qenë me shërbim.