“Kompas”, akuzë kundër 40 trafikantëve italo-shqiptarë

17/02/2005 Tri dosje trafiku bashkohen në një, pasi të dyshuarit kanë bashkëpunuar
TIRANË -Numri i personave të akuzuar për trafik droge mes Italisë dhe Shqipërisë, në kuadër të dosjes “Kompas”, mbërrin në 40. Hetimet shqiptare ndaj këtij grupi të akuzuarish, përfunduan dje. Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli procesin e investigimit për pjesën shqiptare të narkotrafikut dhe vendosi të dërgojë dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Sipas burimeve nga organi hetimor, më shumë se 25 persona janë arrestuar në Itali gjatë disa aksioneve të policisë vendase atje. Më shumë se tetë persona ndodhen në qelitë shqiptare, me akuzën se janë anëtarë të këtij grupi. Dy vite më parë, dosja kishte vetëm përgjimet e bisedave telefonike ndërkombëtare që bëheshin nga trafikantët dhe korrierët mes Shqipërisë dhe Italisë. Hetimi italo-shqiptar në bashkëpunim mes institucioneve Antimafia, ka zbardhur 90% të organizatës dhe ka realizuar prangosjen e tyre. Në Shqipëri, operacioni “Kompas” u zhvillua më 23 qershor 2004, kur ranë në pranga gjashtë të dyshuar, ndërsa u shoqëruan më shumë se 20 të tjerë.
Përgjimet
Bërthama elektronike e survejimit ndërkombëtar në Itali ka nisur fillimisht hetimin operativ ndaj një grupi shpërndarësish droge në disa qytete, duke përgjuar të gjitha bisedat e tyre telefonike. Gjatë verifikimit të komunikimeve, hetuesit italianë dëgjuan emra personash dhe qytetesh shqiptare. Të gjitha këto të dhëna bënin fjalë për sasi të konsiderueshme heroine, e cila nisej kryesisht nga porti i Durrësit dhe i Vlorës për në Itali. Atje droga pritej në shumicën e rasteve nga korrierë italianë, të cilët kishin ndërtuar bashkëpunim edhe me disa emigrantë shqiptarë atje.
Aksionet
Bazuar në bisedat telefonike që zhvilloheshin, Prokuroria dhe karabinieria italiane filloi të kryente sekuestrimin e drogave në vendet ku, sipas përgjimeve, mbërrinte narkotiku dhe më pas bëhej shkëmbimi mes trafikantëve. Në këtë mënyrë filluan arrestimet e para. Disa nga korrierët e prangosur pranuan statusin e të penduarve dhe filluan të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke treguar emrat e një pjese të mirë të bashkëpunëtorëve. Dosjes iu shtuan provat me kalimin e kohës. Hetuesit po shkonin drejt fletarresteve ndaj një grupimi ndërkombëtar, i cili kontrollonte një pjesë të mirë të rrugëve ballkanike të industrisë së trafikut. Në dosjen fillestare, e cila u fillua në qytetin e Fierit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bashkuar edhe dy dosje të tjera, duke e çuar kështu në 8 numrin e personave të akuzuar nga “Kompas”, të cilët ndodhen në Shqipëri dhe që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Hetimi mori emrin e kodofikuar “Kompas”, pasi pas kësaj nofke besohet se fshihet njëri prej krerëve të pazbuluar të grupit, i cili gjatë komunikimeve me bashkëpunetorët, prezantohej me këtë emër.
“Po më përgjojnë, mos e dërgo drogën”
Mes një dokumentacioni të tërë, ku janë zbardhur bisedat e regjistruara në përgjim, hetuesit shqiptarë veçojnë dialogun e një korrieri italian të drogës dhe njërit prej të arrestuarve shqiptarë. Gjatë një komunikimi në telefon me Agim Popocin, i cili u arrestua në Durrës, trafikanti italian i thotë shqiptarit se kishte dy muaj që ndodhej në përgjim. “Mos e dërgo drogën. Po përgjohem prej dy muajsh. Do të na kapin në momentin e mbërritjes”. Kështu mësohet t’i ketë thënë bashkëpunëtori italian, njërit prej shqiptarëve të akuzuar në kuadër të dosjes “Kompas”. Bëhej fjalë për nisjen e një sasie droge nga qyteti i Durrësit drejt Italisë dhe policia kishte organizuar efektivat që do të mbërrinin menjëherë në vendin e mbërritjes së narkotikut. Anulimi i transportimit të ngarkesës, ka shpëtuar nga prangat të paktën tre trafikantë.
Kronologjia
23 qershor 2004
Fillon operacioni antidrogë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Fierit dhe Beratit. Arrestohen pesë persona, shoqërohen 12 të tjerë, shpëtojnë katër
8 korrik 2004
Amerikanët njoftojnë Prokurorinë se, katër personat që i kishin shpëtuar arrestimit, ishin pajisur me viza amerikane disa kohë më parë
21 korrik 2004
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda liron Elis Progrozhdën, njërin nga të arrestuarit e “Kompas”, të akuzuar nga Prokuroria për trafik droge
26 korrik 2004
Arrestohet në aeroportin e Nju-Xhersit, Fatmir Kuçi, njëri nga të kërkuarit e “Kompas”, i cili u kishte shpëtuar prangave
28 korrik 2004
Antimafia italiane sinjalizon akuzën shqiptare, për 20 fletarreste të tjera, për trafikun e narkotikëve mes dy vendeve
31 gusht 2004
Fatmir Kuçi pret në qelitë amerikane edhe tre të kërkuar të tjerë, të cilët nëse prangosen, do të ekstradohen drejt Shqipërisë bashkërisht
16 shkurt 2005
Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimin dhe dërgon në Gjykatë tetë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh
Operacioni “Kompas”
Në kërkim
Dritan Kuçi
Të arrestuar
Arjan Sokol Selimi, Tiranë
Petraq Ferdinant Avrami, Tiranë
Blenard Mehmet Fejzullaj, Tiranë
Mehmet Fejzullaj, Tiranë
Kujtim Riza Beqiri, Durrës
Fatmir Kuçi, Nju-Xhersi
Kujtim Popoci, Durrës
Skandali i vizave, Fisher në hetim nga Parlamenti
TIRANË -Shypi gjerman e ka rikthyer vëmendjen te skandali i vizave në disa prej përfaqësive diplomatike të këtij vendi në botë. Në komentin e saj, gazeta “Klierer Nachrichten” e ka cilësuar dje dekretin e ministrit të Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, për liberalizimin e vizave si një veprim, i cili duhet verifikuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për këtë çështje. Ndryshe nga informacionet mediatike të zakonshme në mediat gjermane, dje gazeta “Klierer Nachrichten” i ka kthyer sytë edhe nga opozita e atjeshme, e cila ka muaj që lëshon kritika dhe akuza të forta ndaj qeverisë për skandalin e vizave, i cili përfshiu edhe ambasadën gjermane në Tiranë. Gjykata federale gjermane ka filluar procesin e hetimeve lidhur me abuzimet dhe aferat e vizave. Skandali është zbuluar për herë të parë në muajin korrik, në një shkrim të revitës “Der Spiegel”, e cila bënte fjalë për një dorë prej 70 vizash false të lëshuara në ambasadën gjermane të Tiranës. Hetimet e mëtejshme vërtetuan se, të paktën 3 mijë viza të tilla ishin lëshuar gjatë viteve të fundit kundrejt pagesave deri në tre mijë euro. Ish-konsulli gjerman është shkarkuar nga detyra dhe hetohet nga Gjykata Federale në Berlin, bashkë me tre punonjës të tjerë të ambasadës. Autoritetet gjermane, thonë se me anë të këtyre vizave kanë hyrë në Gjermani persona me precedentë penalë, prostituta, madje, persona të dyshuar për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Politikanët e parlamentit gjerman, ku kohët e fundit janë dëgjuar shumë debate dhe akuza për çështjen e vizave, janë të mendimit se abuzimi me vizat ka ndikuar në sigurinë e qytetarëve dhe ndihmuar tregun e zi të punës në Gjermani.
Akuza: Polici i Pengmarrjes, i pafajshëm
Efektivi i policisë së Pukës, i akuzuar fillimisht nga Prokuroria si pjesëmarës në pengmarrjen e myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi, sipas hetuesve, ka rezultuar të jetë i pafajshëm. Ai është arrestuar në datën 28 dhjetor 2002, nën akuzën e “bashkëpunimit në pengmarrje me qëllime përfitimi”. Kjo akuzë u ngrit ndaj tij, sipas dëshmisë së Mezin Bexhetit, personit që erdhi të kërkonte pengun në Shqipëri. Sipas këtij dëshmitari, makina e policit e kishte çuar atë në qytetin e Vlorës për llogari të pengmarrësve. Dëshmia e Bexhetit e ka fajësuar policin e komisariatit të Pukës, pasi, sipas dëshmitarit, makina e cila e ka dërguar në Vlorë dhe drejtuesi i saj, kanë patur si qëllim fshehjen e pengut. Kjo makinë, sipas dëshmisë, ka qenë një “Benz” 190, i bardhë, e që sipas dëshmisë i përket policit 42-vjeçar. Bexheti ka dëshmuar se, edhe vetë kishte udhëtuar me makinën e policit të Vlorës. Sipas dëshmisë së Bexhetit, makina është nisur nga Fushë-Arrëzi për në Vlorë dhe anasjellas. Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbuluar shumë pikëpyetje në dëshminë e Bexhetit. Fillimisht është menduar thirrja e tij në Tiranë për të dëshmuar, por më pas nga hetuesit është hedhur poshtë kjo mundësi. Duke patur dyshime për dëshmitë e Bexhetit, hetuesit kanë shkuar më tej, duke arritur në përfundimin se polici Tonin Gjini, ishte i arrestuar pa prova dhe se nuk mund të cilësohej si i implikuar apo bashkëpunëtor në pengmarrjen e myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi. Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të urdhërojë brenda këtij muaji pushimin e akuzës ndaj policit të arrestuar. Burimet e hetimit, thanë se ende mungojnë provat për ta quajtur çështjen të zbardhur, ashtu sikurse motivet e saj.