Bëhemi shokë!

16/02/2005 Marrëdhëniet ndërmjet Amerikës dhe Evropës, të ngrira qysh nga lufta në Irak, nisën të ngrohen pak me vizitën e zonjës Rice në kontinentin e vjetër. Por nuk ka gjasa që të ngrohen shumë
Amerika mund të ketë kuptuar gjithashtu se shkëputja e saj nga aleatët evropianë, u lejon këtyre të zhvillojnë diplomaci në mënyra të tilla që Amerika nuk mundet. Një shembull është Traktati i Kiotos për ndryshimin e klimës: Amerika refuzoi të nënshkruajë, por, megjithëkëtë, marrëveshja u ratifikua.
Nuk ka patur asgjë të fshehur në tensionet mes Amerikës dhe Evropës, qëkurse George Bush vendosi të rrëzojë Sadam Huseinin, me, apo pa bekimin e Kombeve të Bashkuara. Për që kur zoti Bush u rizgjodh nga populli i tij në nëntor të vitit të kaluar, ka patur një dëshirë të qartë nga të dy palët për të “groposur armët”. Javën e kaluar, u shprehën shumë të gatshëm. Në fjalimin e saj të parë të qartë për politikën e jashtme, qëkurse mori detyrën e Sekretares së Shtetit, bërë në Paris të martën e kaluar, Condi Rice zgjodhi një ton pajtues. Ajo i bëri thirrje Evropës që të punojë me Amerikën dhe tha se të dyja kanë “një shans historik” për të udhëhequr botën drejt lirisë. Pat shumë pak fjalë për “djem të këqinj” dhe asnjë për ndryshim regjimi. E gjitha kishte të bënte me partneritet dhe vlera. Zonja Rice madje nuk hezitoi të vërë në dukje të kaluarat revolucionare të Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Zoti Bush pritet të ndjekë të njëjtën rrugë gjatë udhëtimit të tij në Evropë në fund të këtij muaji.
Zgjedhja e Parisit, nga ana e Rice për të mbajtur fjalimin nuk ishte rastësore. Marrëdhëniet mes Amerikës dhe Francës kanë qenë veçanërisht të serta që nga lufta në Irak, kur Franca ishte kundërshtarja më e fortë se çdo fuqi tjetër botërore. Kohët e fundit plagët kanë nisur të shërohen, të ndihmuara edhe nga zgjedhjet e suksesshme në Irak, ndaj të cilave francezët u përgjigjën pozitivisht. Parisi mund të ketë shpresuar që Xhon Kerri të zëvendësonte Xhorxh Bushin, por kjo nuk ndodhi. Të ndodhur përballë katër viteve të tjerë të teksanit luftëtar, Franca e di se duhen rregulluar marërdhëniet me të – ndonëse, siç thotë ministri i Jashtëm francez, Bernie, “aleancë nuk do të thotë besnikëri”. Edhe Amerika është e prirur të tregojë se ndjenjat e këqija po veniten. Për shembull, një javë më parë, zyrtarët thanë se kishte rënë dakord të lironte tre francezët e fundit që mbante në Guantanamo Bay.
Në një tjetër xhest pajtues, administrata e Bushit ka dërguar një prej fajkonjve kryesorë, Donald Rumsfeld, në Francë për bisedime me ministrat e Brendshëm të NATO-s. Megjithatë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që në vitin 2003 injoroi Francën dhe Gjermaninë, duke i quajtur pjesë të “Evropës së Vjetër”, nuk ka qenë njësoj bujar dhe me degë ulliri në duar, sa edhe Rice. Në vend të kësaj, ai u ka kërkuar anëtarëve të aleancës të kontribuojnë me më shumë trupa për të stërvitur forcat irakene të sigurisë, pavarësisht vështirësive politike që u nxjerr kjo vendeve që kundërshtuan luftën. Por ai është përpjekur edhe të mos dëmtojë vullnetin e mirë të ndërtuar gjatë udhëtimit të Condi Rice.
Për tre muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, administrata e Bushit ishte në krizë, duke luftuar dy luftëra, rishpikur doktrinën e parandalimit dhe duke ecur në majë të gishtave në Evropë dhe ndonjë kontinent tjetër. Në fillim të mandatit të dytë të Bushit, ka shpresë se fokusi do të jetë mbi zhdëmtimin, dhe se diplomacia tradicionale – e lënë mënjanë në vitet e parë të luftës kundër terrorizmit – do të rikthehet. Rice mund të jetë më pak multilateraliste se paraardhësi i saj, Pauell, por ajo ka në dispozicion veshin e Presidentit, dhe shumë mendojnë se kjo është e rëndësishme. Zëvendësi i saj në Departamentin e Shtetit, Robert Zelik, është një republikan internacionalist, që ka qenë këshilltar i Sekretarit të Shtetit në kohën e Bushit të parë, Xhejms Bejker.
Veç kësaj, Amerika duket se e vlerëson faktin që ka patur një ndryshim në Evropë. Në 2002–2003 atlanticistët e kontinentit ishin thuajse të barabartë me skeptikët e Amerikës, gjë që i lejoi SHBA të ketë më shumë mbështetje nga vende të tillë si Britania, Spanja dhe Polonia. Por që nga rënia e qeverisë konservatore të Spanjës, pas bombave shkatërrimtare në Madrid, peshorja ka anuar nga skeptikët. Qeveria e re socialiste e Spanjës nxitoi të tërheqë trupat nga Iraku.
Amerika mund të ketë kuptuar gjithashtu se shkëputja e saj nga aleatët evropianë, u lejon këtyre të zhvillojnë diplomaci në mënyra të tilla që Amerika nuk mundet. Një shembull është Traktati i Kiotos për ndryshimin e klimës: Amerika refuzoi të nënshkruajë, por megjithëkëtë marrëveshja u ratifikua. Një shenjë që tregon se Amerika është tashmë e përgatitur të angazhohet në çështje, të cilat evropianët i konsiderojnë shumë të rëndësishme është deklarata e javës që kaloi për t’i dhënë fund veprimeve armiqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve. Gjatë mandatit të parë, Bushi vetëm sa belbëzoi për Lindjen e Mesme dhe bëri shumë pak për të nxitur procesin e paqes. Tani Presidenti amerikan po merret më seriozisht me këtë çështje dhe komentet e fundit të Rice tregojnë se Amerika nuk do të nxitohet më për të marë anën e Izraelit.
Por, edhe nëse Amerika dhe Evropa punojnë së bashku dashamirësisht për çështje si Iraku dhe Lindja e Mesme, ka ende shumë burime konflikti. Më kryesori është pyetja se çfarë duhet bërë me programin e fshehtë bërthamor të Iranit. Britania, Franca dhe Gjermania preferojnë premtimet: të përdorin diplomacinë dhe stimujt ekonomikë për të joshur republikën islamike larg aktiviteteve të pasurimit të uranit. Amerika është më e prirur për të treguar muskujt. Rice tha javën e kaluar se “veprimi ushtarak nuk është në axhendë në këtë pikë”, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte përjashtuar plotësisht.
Mes fushave të tjera të minuara diplomatike, janë Kina dhe Darfuri. Bashkimi Evropian kërkon t’i vijë rrotull Kinës, kryesisht për arsye ekonomike. Evropianët kanë bërë të qartë se brenda pak muajsh do të ndërmarrin një hap që do të gëzojë kinezët dhe zemërojë amerikanët: heqjen e embargos së armëve, që është vendosur mbi Kinën që nga koha e masakrës së Sheshit të Tienanmen në 1989. Havier Solana, shefi i Politikës së Jashtme në BE, u rikthye nga një udhëtim kohët e fundit në Uashington, i bindur se amerikanët mund të pranojnë heqjen e embargos. Thonë se është i gabuar. Ata janë shumë të shqetësuar me përshpejtimin e ndërtimit të armëve në Kinë dhe raketat balistike që kjo i ka drejtuar Taivanit, që në Kinë konsiderohet një provincë tradhtare.
Tensionet mbi Darfurin janë gërshetuar tashmë me një grindje që vazhdonprej kohësh në lidhje me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, e ngritur për të gjykuar të akuzuarit për krime lufte dhe genocid. Një raport i OKB për konfliktin e përgjakshëm në rajonin sudanez, nuk gjeti prova genocidi, por në të thuhej se ishin kryer krime “jo më pak të rënda”. Ai rekomandonte që Këshilli i Sigurimit t’ia referonte situatën Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Evropianët janë pro kësaj, amerikanët kundër. Uashingtoni është kundër idesë së gjykatës në tërësi, sepse trembet që ajo mund të hapë çështje të rënda ligjore kundër qytetarëve amerikanë.
Sikur të mos mjaftonin këto, grindjet transatlantike po zgjerohen edhe në frontin ekonomik. SHBA dhe Evropa vazhdojnë të ndeshen në lidhje me normat e këmbimit të valutës, dhe, siç e sheh Amerika, dështimin e Evropës për të vendosur peshën e vet në ekonominë botërore. Dhe mbetet perspektiva e një lufte të mundshme tregtare në lidhje me subvencionet ndaj Airbus dhe Boeing.
Pra, ndonëse javën e kaluar u fol për ndërtim urash, ka ende ujë blu nën këmbët e SHBA dhe Evropës për një sërë çështjesh. Natyrisht, kështu do të jetë gjithmonë. Kyçi i zgjidhjes do të jetë nëse pajtimi do të jetë më i ndier sesa ndarja.