Si të shkarkojmë tensionin me 6 veprime të thjeshta
16/02/2005 Stresi (angl: shtypje) fillon të godasë me një grumbullim tensioni, që lokalizohet, sidomos në shpatulla dhe në rrëzë të qafës. Ja si mund të eliminohet tensioni dhe ankthi në pak minuta dhe t’u shpëtosh kthetrave të stresit:
Gjuajtja është një vazhdë goditjesh të lehta, të shpejta dhe "ritmike", që bëhet me anë të gishtave të duarve pak të hapura. Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe muskujt bëhen më elastikë. Shtypja përbëhet nga lëvizje të përkëmbyera (tamam siç mund të mbrush brumin në kuzhinë), lëvizje që ndihmojnë shtendosjen e indeve dhe të largojnë lodhjen.
1. Nëse e keni të mundur, shtrihuni dhe merrni frymë thellë. Merrni frymë me hundë, pastaj me diafragmë (ku do të ndjeni ajrin që shkon në bark), dhe në fund nxirreni ajrin ngadalë nga goja. Për t’u shlodhur ju duhet një vend i qetë, kështu që shmangni zhurmat dhe rrëmujat që ju bezdisin dhe shpërqendrojnë. Përsëriteni këtë lloj frymëmarrjeje të paktën 15 herë, duke u përqendruar në mendime të bukura dhe duke larguar mendimet e këqija. Nëse do të ndjeni një marrje mendsh të lehtë, mos u shqetësoni: është pasojë normale e hiperoksigjenimit.
2. Ndërkohë që nxjerr frymën, çoje kokën pak më mbrapa dhe fillo të bësh disa lëvizje “shtypje” mbi shpatulla. Mos lër pas dore rrëzën e qafës dhe kokën.
3. Shpatulla e majtë: vendos dorën e djathtë në anën e djathtë të qafës dhe fillo me shtypje për 5 sekonda, duke u nisur nga fundi i qafës deri te krahu. Vazhdo masazhimin deri sa t’i ndjesh muskujt më të çlirët. Bëj shtypjen e shpatullave me lëvizje të rregullta e të lehta. Përsëriti lëvizjet në mënyrë të njëjtë në shpatullën e djathtë.
4. Me gishtat e të dy duarve shtyp lehtë qafën me lëvizje rrethore, në mënyrë që të shkrydhësh rruazat kurrizore në atë segment.
5. Pasi të bëni masazhin, shtendose qafën dhe shpatullat me pak streçing: kryqëzo duart mbi kokë dhe lëri “të bein” përpara. Përsërite këtë ushtrim për të majtën e pastaj për të djathtën. Pesha e duarve dhe e krahëve ndihmon muskujt të shtendosen.
6. Për të shlodhur shpinën, bëj lëvizje rrethore të shpatullave. Përsërite lëvizjen para e prapa 10 herë, në fillim me shpatullën e djathtë, pastaj me të majtën dhe në fund me të dyja njëherësh.
Një këshillë e fundit: pasi të keni mbaruar, rrini disa minuta në heshtje, duke vazhduar me ushtrimet e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë do të zgjasni efektin qetësues të masazhit. Gjatë herëve të fillimit, lëvizjet do të jenë disi të sforcuara dhe të panatyrshme, por mos u dorëzoni! Do ta shihni që me pak praktikë do të arrini rezultate të menjëhershme. Gjatë kësaj kohe, pak muzikë ose ndonjë krem qetësues do t’ju ndihmojë edhe më shumë!