E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eto favorit për çmimin afrikan

15/02/2005  Sulmuesi katalanas i Barcelonës, Samuel Eto, ka qënë një faktor shumë i rëndësishëm për klasifikimin aktual të skuadrës që drejtohet nga Rajkard. Skuadra e tij është pretendente për fitimin e titullit kampion dhe Ligës së Kampioneve, por Eto është shumë pranë fitimit të trofeut të parë: futbollistit më të mirë afrikan të vitit.

Një koinçidencë e rastit: Eto do të ketë rival kryesor për fitimin e këtij çmimi sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba dhe pikërisht të dy këta futbollistë do të sfidojnë njëri-tjetrin në 1/8-at e Ligës së Kampioneve.

Nëse Eto do të shpallet futbollisti më i mirë kjo do të ishte hera e dytë rresht për kemarunezin, që është duke zhvilluar një sezon të mrekullueshëm me Barcelonën. Sfida midis Barcelonës dhe Çelsit vazhdon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›