Behrami i brengosur

Luhatjet në aspektin financiar tek West Ham e rrezikojnë shumë klubin anglez. Mjaft i brengosur për këtë aspekt duket edhe futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami. West Ham gjendet në pozitën e 17-të në Premierligë dhe është -55 milionë euro. Kjo mungesë e qartësisë e frikëson 24 vjeçarin, për vazhdën e kampionatit.
“Jashtë fushës do të duhej të kishte më shumë qetësi dhe stabilitet, sepse kjo do të ndihet edhe në fushë. Shpresoj që viti i ri të na sjellë pozitivitet në të gjitha nivelet, sepse në këtë moment mungon entuziazmi”, theksoi futbollisti kosovar.
Derisa pronarët e klubit vazhdojnë ta presin një blerës të tij, skuadra e Gianfranco Zolas shkon poshtë e më poshtë, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore. “U kam kërkuar shumë herë zyrtarëve të tregojnë se si janë gjërat, është e rëndësishme që ekziston një raport reciprok”, theksoi në fund Behrami.