E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani përforcon Koblenzin

Edmond Kapllani është përforcimi më i ri i TuS Koblenz. Sulmuesi shqiptar i është bashkuar klubit nga Bundesliga 2 gjermane të enjten, bashkë me futbollistin tjetër Andreas Glockner.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Tus Koblenz në uebfaqen e vet zyrtare. “Tus Koblenz ka marrë si huazim Edmond Kapllanin nga Augsburg. Kapllani do të jetë pjesë e Koblenzit, deri me 30 qershor të vitit 2010”, shkruante në uebfaqen e klubit.

Gjatë sezonit vjeshtor, Kapllani pati vetëm dy paraqitje me Augsburg, ku kishte arritur nga Karlsruher. Përfaqësuesi shqiptar, tek Koblenz pritet t’i bashkohet kolonisë shqiptare të futbollistëve: Shefki e Njazi Kuqi, Shqipëron Skeraj, Ervin Skela, Renaldo Rama dhe Almir Murati.

Kapllani është angazhuar për ta ndihmuar Koblenzin, i cili rrezikon të bie nga Bundesliga 2 gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›