E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërxhaliu drejt Gjermanisë apo Red Bull?

Albania-Sport (AS)- Krishtlindje jo të qeta te Sturm i Grazit. Thuajse një duzinë lojtarësh ende nuk e dinë se ku do të luajnë nga muaji janar. Media austriake i ka kushtuar vemendjë situatës te Sturm ku aktivizohet edhe shqiptari Ronald Gërxhaliu. Por, do të udhëtojë Gërxhaliu drejt Gjermanisë? Kjo është pyetja që shtron një nga portalët austriakë në internet. Gërxhaliu është në pritje të një oferte nga skuadra gjermane e Bundesligës 1, Energi Kotbus. Një transferim jashtë vlen shumë për shqiptarin 20-vjecar, që konsiderohet edhe si nja nga qëllimet e tij. Në valën e transferimeve është edhe Alex Pollhuer, por tek Red Bull Salzburg. Faktikisht ka një ofertë zyrtare për Gërxhaliun nga jashtë Austrisë. Lamtumira e shqiptarit është e mundshme. Gjithsesi sitet austriake raportojnë se bisedat me Red Bull Salzburg për një transferim të mundshëm të Gerxhaliut dhe Polhuber do të mbyllen në fundjavë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›