Çekia: “Liberalizimi i vizave për Shqipërinë do të shtyhet”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Presidenca Çeke në krye të Bashkimit Evropian do të fokusohet në krizën ndërkombëtare financiare, duke spostuar axhendën e liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit në përgjithësi dhe me Shqipërinë në veçanti. Kështu ministri i Jashtëm i Çekisë Karel Shvarzenberg, gjatë një konference për shtyp ka shtuar në listën e gjatë të kushteve për liberalizim e regjimit të vizave mes BE-së dhe Shqipërisë edhe krizën ekonomike. Sipas tij, prioritet i Presidencës Çeke do të jetë kriza ekonomike, ndërkohë që liberalizimi i vizave do të shtyhet. Kjo deklaratë e ministrit të Jashtëm çek, vend i cili do të jetë në krye të BE-së nga janari deri në qershor të vitit të ardhshëm. Gjatë një Konference të përbashkët për shtyp, ministri i Jashtëm i Çekisë me homologun i tij, Lulëzim Basha, ka nënvizuar se “më 1 janar 2008 ne do të marrim Presidencën e radhës të BE-së dhe një ndër prioritetet e Presidencës sonë do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. Kuptohet se kjo përbën një detyrë të madhe për Presidencën Çeke të BE-së; ne nuk shpresojmë se do të jemi në gjendje të zgjidhim këtë problem brenda mandatit tone, ajo mund të zgjidhet në vjeshtë të vitit 2009. Por ajo çka ne mund dhe duhet të bëjmë është që të nxisim procesin e bashkëpunimit, në mënyrë që përgatitjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesi i tyre i integrimit të mos ndalet. Natyrisht, atyre që mendojnë ndryshe ne do t u themi, OK, ne i kuptojmë problemet tuaja, respektojmë pikëpamjet tuaja, por megjithatë, procesi i përgatitjes dhe bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor për aderimin e tyre në BE duhet të vazhdojë si zakonisht. Kriza më e fundit financiare që ka prekur edhe Evropën i komplikon edhe më shumë gjërat. Kjo do të thotë se tani do të ketë më pak para, më pak vende pune, politikanët do të tregohen më të kujdesshëm, më kufizues. Kjo na bën që edhe në marrëdhëniet me Shqipërinë të përqendrohemi në çështjet ekonomike. Ministri i Jashtëm çek, Shvarzenberg, i pyetur nga media se a do të jetë në axhendën e Presidencës Çeke procesi i liberalizimit të vizave dhe a mendoni se gjatë kësaj kohe do të arrihet liberalizimi i vizave me Shqipërinë, i është përgjigjur dike thënë: “Më lejoni t ju them se gjatë Presidencës sonë ne do ta mirëpresim këtë proces. Por, mendoj se ne do t i kushtojmë kohë zgjidhjes së kësaj çështjeje. Më lejoni të jem i hapur dhe i ndershëm me ju: për shkak të krizës financiare, e cila do të ketë efekte edhe në Evropë, si në SHBA, shanset janë kufizuar, për shkak të problemeve dhe vështirësive, si të shtimit të papunësisë, etj; më lejoni të them gjithashtu se tashmë për këtë shkak nuk jemi aq të sigurt për suksesin në këtë fushë, siç ishim nëntë muaj më parë, natyrisht ne do të vazhdojmë të punojmë, por druaj se në fund të Presidencës sonë ky problem do të ekzistojë ende dhe do t u mbetet pasardhësve tanë, kolegëve suedezë për ta çuar më tej. Pra, le të jemi të hapur, vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga kriza e tanishme financiare do të kenë ndikimin e tyre në këtë fushë”, - tha ministri i Jashtëm çek.
Basha: “Po punojmë për t u vlerësuar nga BE-ja”
Ministri Basha gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij çek është fokusuar tek marrëdhëniet bilaterale midis Çekisë dhe Shqipërisë, në rang ekonomik dhe politik. Basha tha se “ne jemi të angazhuar për të ecur përpara në një proces jetik dhe që përbën objektiv themelor për popullin shqiptar, por dhe për gjithë rajonin. Në këtë drejtim, ne po punojmë mjaft për krijimin e kushteve të duhura, përparimi është i dukshëm, ai vlerësohet çdo vit nga përfaqësuesit e BE-së, dhe përbën bazën e vijimit të dialogut politik të përvitshëm ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Ne jemi me fat që do të kemi Presidencën çeke të BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Edhe pse në një atmosfere të ngarkuar, për shkak të krizës financiare, gjendjes së brendshme në BE, frenimit të reformës institucionale, apo ngjarjeve të tjera të politikës së jashtme, në lindje dhe në vende të tjera të botës, ne do të kemi një Presidencë Çeke të BE-së, e cila e ka shpallur përparësi të saj çuarjen më tej të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kjo është inkurajuese dhe përfaqëson një përparësi të vërtetë. Të vërtetë, pasi Çekia, populli dhe qeveria çeke kanë qëndruar gjithnjë në mbështetje të popujve dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008