Beja: Aleancë me partitë e djathta, kur të jenë objektive
18/12/2004 Partia Demokratike deklaron se nuk do të bëjë asnjë aleancë parazgjedhore me ish- aleatët e saj, në rast se këta të fundit do të tregohen të "papërmbajtur" në kërkesat ndaj PD-së. Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Fatos Beja, tha dje se "PD-ja nuk i ka mbyllur të gjitha shtigjet e bashkëpunimit me aleatët në rast se këta të fundit do të jenë objektivë në kërkesat e tyre, për aleancë në fushatën zgjedhore". Sipas tij, bashkëpunimi me partitë e djathta është një strategji afatgjatë dhe një nga orientimet bazë të PD-së. "Nuk është një qëndrim që lidhet me një përfitim të momentit sesa për zgjedhjet. Ne e kemi të miratuar këtë edhe në dokumentin e partisë. Në kongresin e fundit kemi një rezolutë më vete për këtë problem. Në të gjithë kongreset e partisë ka qenë një nga orientimet bazë të qëndrimit të PD-së, që aleancat të jenë me forcat e krahut të djathtë dhe të qendrës së djathtë", tha Beja. Gjithsesi, lëvizjet për bisedime dhe ulja në tryezë me aleatët do të fillojnë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, që pritet të zhvillojë punimet në shkurt të vitit 2005.
Përvoja
Sipas sekretarit për Burimet Njerëzore në PD, zgjedhjet e vitit të shkuar ishin një test për partitë e vogla aleate. Sipas tij, nga PD-së u la mjaft hapësirë me anë të formulës së alternimit të posteve. "Ne patëm një përvojë gjatë zgjedhjeve të vitit 2003. Kërkuam nga negociatat me partitë e krahut të djathtë që të futeshim bashkarisht në zgjedhje, në mënyrë që të mos humbisnim në mazhoritar, në komuna dhe bashki të caktuara. Formula që kërkonim ishte në interes të gjithsecilit dhe të të gjithëve. Ne kërkuam që në çdo komunë dhe bashki të futemi duke mbështetur një kandidat të përbashkët dhe duke i ndarë postet pastaj për kryetarin e këshillit përkatës, nënkryetarin dhe sekretarin, me partinë që do të merrte vendin e dytë për nga numri i votave, vendin e tretë, vendin e katërt etj. Kjo i ofronte gjithsecilit mundësinë të luftonte për të marrë maksimalisht votat dhe për të marrë postin më të mirë me partinë që ishte aleate. Formula i shërbente gjithsecilit, por, për fat të keq, vetëm PR-ja e kuptoi të mirën e gjithësecilit dhe të grupit, ajo eci me ne dhe doli më e fituara nga zgjedhjet", thotë Beja. Sipas tij, partitë e vogla në Shqipëri në këto 14 vjet e kanë bërë zakon që të kërkojnë disa fish më shumë sesa u ofrojnë aleatët e tyre. "Këto kërkesa shkojnë në interes të individëve të caktuar që me lëvizje majtas-djathtas, lart-poshtë arrijnë të kapin diçka në një drejtim të caktuar për një moment të caktuar. Por, këta gjithmonë janë të papëlqyeshëm për votuesit", tha Beja. Duke iu referuar të shkëputurve nga PS-ja, Beja tha se LSI-ja nuk mund të thithë elektorat, pasi edhe ajo ka qenë pjesë e qeverisjes në këto 7 vitet e fundit. "Ka një erozion të tmerrshëm të së majtës nga kjo qeverisje e sotme. Një Metë kryeministër i PS-së në shtatë vitet e fundit, apo një Nano kryeministër i PS-së shtatë vitet e fundit, me sherret që kanë njëri me tjetrin, ndarja e tyre, nuk mund të sjellë marrje të votave të të pakënaqurve nga kjo qeverisje", përfundon Beja.